Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka publikuar raportin “Llogaridhënia e Gjykatësve dhe Prokurorëve”.
Raporti i IKD-së është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
IKD ka evidentuar raste kur autoritetet kompetente kanë konstatuar shkelje të gjyqtarit apo prokurorit, por se rastin e kanë mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, me arsyetimin se shkelja është e lehtë.
Komunikata e plotë:
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Llogaridhënia e Gjykatësve dhe Prokurorëve”, i cili raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se IKD ka gjetur se zbatimi në praktikë i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe prokurorëve është sfiduar dhe se janë evidentuar raste kur llogaridhënia ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve është zbatuar në mënyrë selektive.
Miftaraj gjatë konferencës për media të IKD-së shtoi se IKD ka evidentuar raste kur autoritetet kompetente kanë konstatuar shkelje të gjyqtarit apo prokurorit, por se rastin e kanë mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, me arsyetimin se shkelja është e lehtë.
Sipas Miftarajt, problemet më të mëdha në zbatimin e këtij ligji janë shfaqur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, përkatësisht tek autoriteti kompetent i kësaj prokurorie, Kryeprokurori Kujtim Munishi.
Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë nga IKD, Gzim Shala, ka thënë se sipas standardeve ndërkombëtare që i referohen administrimit të mirë të drejtësisë, pavarësia dhe llogaridhënia e gjyqësorit shkojnë së bashku, dhe se pa llogaridhënie, sistemi i drejtësisë rrezikon të shndërrohet në një agjenci qeveritare.
Tutje, Shala tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas të cilit ligj, disiplinimi i gjykatësve dhe prokurorëve i kthehet gjyqësorit dhe shuhet Zyra e Prokurorit Disiplinor, e cila zyrë, sipas Shalës, kishte dështuar të ushtrojë rolin e saj.
Shala ka thënë se nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të deponojë ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve tek autoritetet kompetente, të cilat ankesa janë derivat i gjetjeve që IKD bënë gjatë monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë.
“Që nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të iniciojë procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, në rastet e shkeljeve disiplinore që IKD gjenë gjatë monitorimit sistematik. Gjatë periudhës kohore 1 janar – 30 qershor 2020, IKD ka iniciuar gjithsej 17 procedura disiplinore, 10 prej të cilave ndaj prokurorëve, dhe shtatë (7) ndaj gjykatësve. Sa i përket trajtimit të këtyre ankesave disiplinore nga ana e autoriteteve kompetente, përkatësisht Kryeprokurorëve dhe Kryetarëve të Gjykatave, IKD ka evidentuar disa raste kur vet autoritetet kompetente kanë kryer shkelje disiplinore pasi në kundërshtim me ligjin, nuk kanë vendosur fare në një ankesë disiplinore, apo kanë vendosur jashtë afatit të përcaktuar me ligj”, tha ai.
Shala tha se në trajtimin e ankesave disiplinore, autoritetet kompetente po tejkalojnë mandatin që kanë, duke marrë kompetenca nga KGJK dhe KPK, dhe duke amnistuar prokurorë dhe gjykatës të shumtë nga shkeljet procedurale.
“Referimi bazë për autoritetin kompetent është vetëm pranimi i ankesave, derisa dispozitat e tjera i japin mundësi autoritetin kompetent që vetëm të filtrojë ankesat disiplinore, përkatësisht të ndajë në mes të rasteve që përbëjnë çështje disiplinore dhe atyre që nuk përbëjnë një çështje të tillë. Por, nga monitorimi i zbatimit në praktikë të Ligjit Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, IKD ka gjetur se autoritetet kompetente kanë tejkaluar këtë kompetencë, me ç ’rast kanë hyrë në fushën e kompetencave që kanë panelet hetimore që themelohen nga këshillat, e madje edhe në kompetenca të vet këshillave. Kjo pasi që gama e vlerësimit nga autoritetet kompetente në këto raste ka qenë shumë më e gjerë se sa ajo që ka përcaktuar ligji, duke shndërruar kështu autoritetin kompetent në një institut tjetër nga ai siç është i përkufizuar me ligj. Kjo është bërë në atë mënyrë që autoritetet kompetente kanë dalë jashtë katër (4) filtrave të lejuar, dhe kanë vlerësuar rastet në gamën që lejohet të vlerësojnë vetëm panelet hetimore të këshillave dhe vetë këshillat”, ka thënë Shala.
Po ashtu, Shala ka thënë se kësaj mënyrë të veprimit nga ana e autoriteteve kompetente i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili institucion ka hequr dorë nga një pjesë e rolit që ka sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
“Sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka për kompetencë të iniciojë kërkesë për fillimin e hetimit disiplinor si në rastin kur autoriteti kompetent nuk vendos brenda afatit ligjor, ashtu edhe në rastin kur autoriteti kompetent e hudhë poshtë një ankesë disiplinore, por se Avokati i Popullit ofron dëshmi të mjaftueshme se një ankesë e caktuar disiplinore nuk duhet të ishte hedhur poshtë. Por, Institucioni i Avokatit të Popullit ka vendosur që të mos trajtojë rastet kur autoritetet kompetente në mënyrë të kundërligjshme dhe të pabazuar hudhin ankesat disiplinore. Kjo për faktin se ky institucion ka ngatërruar vendimin e autoritetit kompetent me vendimet gjyqësore të nxjerra nga trupi gjykues apo gjyqtari i vetëm gjykues në një procedurë gjyqësore të caktuar. Duke vepruar në këtë mënyrë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka hequr dorë nga kompetencat ligjore që ka sipas nenit 12.3 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Duke vepruar në këtë mënyrë, arbitraritetit të autoriteteve kompetente në masë të madhe i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit”, ka përfunduar Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?