LAJMI I FUNDIT:

Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton

Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton

Achraf Hakimi nuk është përmbajtur nga ambicia e tij pas një fillimi të shkëlqyer të karrierës së tij në Inter, duke thënë se kanë skuadër për të fituar titullin në Serie A.

Nerazzurrët kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në sezonin e ri në Serie A, pasi kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 4-3 dhe Beneventon në udhëtim 5-2.

Këto dy fitore kanë bërë që transferimi i madh i verës, Hakimi të ketë ambicie të mëdha me Interin.


Interi fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Benevento, Hakimi gjen golin e parë
Lexo po ashtu Interi fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Benevento, Hakimi gjen golin e parë

“Jam shumë i lumtur për të gjitha, po adaptohem mirë dhe po mësoj se çfarë dëshiron trajneri nga unë”, ka thënë fillimisht Hakimi për Sky Sport Italia.

Pavarësisht se erdhi vetëm nga banka rezervë kundër Fiorentinas, Hakimi tashmë ka regjistruar një gol dhe dy asistime.

“Është një fillim shumë pozitiv. Unë tashmë kam luajtur në një mesfushë me pesë lojtarë në Borussia Dortmund, kështu që e di atë rol dhe bashkëlojtarët e mi të ekipit po më ndihmojnë gjithashtu që të vendosem sa më shpejt që është e mundur”.

Ish-talenti i Real Madridit u pyet nëse ai shpresonte të fitonte titullin në Serie A në sezonin e tij të parë, ndërsa nuk ngurroj ta konfirmoj këtë dëshirë.

“Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë dhe ne kemi një skuadër të përshtatshme për ta arritur atë”, përfundoi marokeni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori