2.500 studentë kanë mbledhur gjërat e tyre që muaj më parë u kishin mbetur në Qendrën e Studentëve. Qeveria e Kosovës nga 18 marsi ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të shërbejë si hapësirë karantine, pas rastit të parë të shënuar në Kosovë me COVID-19 me datë 13 mars 2020. Që nga ajo datë, katër konvikte kanë shërbyer si karantinë për të riatdhesuarit në Kosovë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta thotë se studentët kanë pasur mundësi deri të shtunën që të tërheqin gjësendet që u kanë mbetur.
Studentë e organizata studentore janë ankuar për gjësendet e tyre personale se u janë vjedhur në konvikte, e për këtë Sfishta thotë se janë duke u koordinuar me policinë për të hulumtuar gjetjen e provave dhe fakteve për këtë.
“Ka pasur disa ankesa, disa deklarata, pakënaqësi nga ana e studentëve të cilët janë ankuar që ju mungojnë disa gjësende kryesisht në konviktet ku kanë qenë të karantinuarit. Me këto raste ne si staf i Qendrës së Studentëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës jemi duke u marrë. Duke i grumbulluar të gjitha të dhënat, kështu që do të merrem me çdo rast, veç e veç në mënyrë që ta dimë të vërtetën dhe të vijmë në përfundim se çfarë ka ndodhur”, deklaron ai.
Nga data 18 maj deri më 23 maj, studentët banues të konvikteve kanë pasur mundësinë t’i tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet të cilat janë bosh dhe nuk ka të karantinuar.
“I kemi 2500 studentë, dhe po vazhdon procesi, sot në tri konviktet është duke vazhduar ky proces i tërheqjes. Kemi afat edhe nesër dhe përpos konviktit 6 dhe 8 nuk kemi pasur të mundshme që t’i ftojmë ata studentë që kanë qenë banorë të konviktit 6 që kanë qenë të karantinuarit”, tha Sfishta për KosovaPress.
Burim Lumi, i cili është student i Fakultetit të Mjekësisë, tregon për KosovaPress, se u ishte premtuar se gjërat e tyre do të jenë të sigurta, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Po pas vendimit që QS do të përdoret si karantinë (gjë që ka qenë plotësisht e kuptueshme) na është premtuar disa herë që gjërat tona janë të sigurta dhe që nuk do të dëmtohen e as nuk do të humbin. Mirëpo gjatë kohës që kemi tërhequr gjësendet tona nga konviktet, studentët kanë vërejtur që disa gjëra të tyre mungojnë e disa edhe të dëmtuara. Në bashkëbisedim me studentë të tjerë gjërat që më shumë janë raportuar si të humbura janë veshmbathje të ndryshme, ora dore, mjete higjenike e disa raste janë raportuar edhe dëmtime të arkave të kursimit të studentëve. Personalisht të humbura kam raportuar 2 orë dore”, tregon ai.
Edhe Valbonë Sahiti, e cila ishte duke banuar në Qendrën e Studentëve, tregon që i kanë humbur veshmbathjet që kishte lënë në dhomë.
“Kemi mbledhur të gjithë gjërat me datën 20.05 për fat të keq mua më kanë humbur disa gjëra. Në konviktin tim nuk ka pasur të karantinuar mirëpo ata me thanë që vetëm pastrueset kanë hy. Momentin që lajmërova njëri prej referentave më tha mos ta ka marr shoqja. Mirëpo menjëherë reagova thash nuk ka mundësi sepse njëra ende nuk ardh e tjetra është para meje t’u përgatit mi mbledh por pastaj erdhi njëri tha e di të besojmë ty se vetëm pastrueset kanë pas mundesi me ta marrë”, ka treguar ajo.
Organizata studentore “Paqja Studentore”, i ka konsideruar vulgare, si dhe të papranueshme këto që u kanë ndodhur studentëve.
“Paqja Studentore u bën thirrje Qendrës së Studentëve dhe Policisë së Kosovës që të kontaktojnë me të gjithë studentët që janë dëmtuar dhe së bashku me ta t’i identifikojë dëmtuesit/vjedhësit eventualë të gjësendeve të tyre”, kanë reaguar ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje