Drejtori Grupit për kërkime politike, Naim Rashiti në tryezën e organizuar për të arriturat e dialogut teknik Kosovë-Serbi ka bërë të ditur se kanë mbledhur material nga autorë të ndryshëm, për marrëveshjet e arritura gjatë dialogut teknik Kosovë-Serbi, ku është bërë më e qartë për qytetarët e Republikës së Kosovës për të mirat e këtyre marrëveshjeve.
Gazmir Raci, njëri nga autorët që ka kontribuuar në mbledhjen e këtyre shkrimeve, ka thënë se gjatë dialogut teknik me Serbinë, është mundësuar edhe bashkëpunimi në Dogana, ku mallrat e ushqimet tash i nënshtrohen kontrolleve të agjencive të Kosovës.
“Kosova dhe Serbia i kanë pikat e kalimit të vendosura dhe bashkëpunimin e vendosur, tashmë kemi zyrtarë doganor të Kosovës, të cilët kujdesen për mallrat dhe ushqimet, prandaj kjo marrëveshje ishte ndër më të rëndësishmet. Me vendosje e policisë së Kosovës, zyrtarëve doganor dhe të gjitha mallrat i nënshtrohen kontrollit doganor”, tha Raci.
Ai përmendi edhe kodin telefonik, të cilin e quajti edhe njërën ndër të arriturat kryesore.
“Kodi telefonik është një ndër të arriturat kryesore, është diçka që na po e prekim e po e përjetojmë”, u shpreh Raci.
Në anën tjetër, Naim Rashiti ka thënë se gjatë mbledhjes së materialeve për dialogun teknik Kosovë-Serbi, kanë takuar shumë persona që kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme teknike në të kaluarën, nga të cilët kanë kërkuar të shpalosin më shumë detaje në lidhje me dobitë nga procesi i dialogut.
“Kur kërkonim autor të cilët kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjeve, gjenim plot që kishin bërë marrëveshje, por që kishte kaluar shumë kohë sepse nuk e dinin se si ishte situata atëherë dhe nuk ju kujtohet. Ata refuzonin të shkruanin për shkak se nuk ju kujtohej si kishte qenë puna e dialogut teknik, para dhe pas marrëveshjes”, u shpreh Rashiti.
Rashiti tha se kanë përmbledhur përvojat e personave të përfshirë në dialog teknik, për ta bërë më të lehtë për qytetarët që ta kuptojnë dialogun teknik.
“Jemi falënderues që këta 18 autorë kanë shkruar ato që dinë për marrëveshjet dhe për përfitimet që kanë ardhur nga këto marrëveshje. Këto shkrime kanë një qëllim, që të afrojnë një informatë më të mirë e më të drejtë njerëzve, për të kuptuar më mirë se çka në realitet dhe si i shohin njerëzit marrëveshjet mes shteteve”, u shpreh Rashiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj