Për shkak të sulmit ushtarak turk në Siri, Volkswagen ka ngrirë planet për një fabrikë automjetesh me vlerë 1.4 miliardë euro në Turqi.
Bullgaria dhe Rumania shpresojnë tani të fitojnë kontratën.
Veçanërisht Bullgaria, e cila konkurroi fillimisht me Turqinë, Serbinë dhe Rumaninë për investimet e diskutueshme të Volkswagen, po përpiqet me të gjitha forcat që të rikthehet në lojë dhe ta fitojë marrëveshjen.
Ish-presidenti bullgar Rossen Plevneliev, kryetar nderi i rrjetit të fuqishëm Automobile Cluster Bulgaria, njoftoi se Sofja e ka rritur ofertën e saj fillestare dhe “gjeti një mënyrë për t’i ofruar Volkswagenit midis 250 dhe 260 milionë euro, në vend të 135 milionë eurove”. Plevnelievi tha se vendi i tij në thelb tashmë e ka bërë ofertën dhe është duke pritur përgjigjen nga Volkswagen.
Po të marrësh parasysh infrastrukturën, lidhjet hekurudhore dhe autostradat në Elin Pelin afër Sofjes, ku është propozuar terreni për një fabrikë të ardhshme, oferta do të jetë mjaft bujare – totali do të arrijë 800 milionë euro.
Sado joshëse të duket, oferta e re nuk do të thotë automatikisht që Volkswagen tani do të shfrytëzojë “opsionin e dytë” – Bullgarinë. Përparësitë e Bullgarisë janë taksat e ulëta dhe anëtarësimi në Bashkim Evropian. Megjithatë, kjo e fundit është pikërisht arsyeja, pse ky vend nuk mund t’i japë Volkswagenit subvencione të drejtpërdrejta shtetërore.
Burime në Sofje pranuan se, “ndërmarrja gjermane ka shumë të ngjarë që kurrë nuk ka qenë në mëdyshje të investojë apo jo në Turqi, kurse Sofja ka mbetur në garë thjesht si levë për një marrëveshje më të mirë me Erdoganin”.
Plewneliev njoftoi se Bullgaria do të paraqiste një ankesë në Komisionin Evropian, pasi Volkswagen dhe Turqia nuk u përmbahen rregullave të konkurrencës në Bashkim Evropian.
Rumania gjithashtu mendon se ka mundësi ta fitojë kontratën për investimin. Qyteti i Aradit në kufirin perëndimor të Rumanisë me Hungarinë dhe Serbinë do të ishte, nga këndvështrimi rumun, vendndodhja ideale për fabrikën e re Volkswagen. Një lidhje e mirë me Evropën Perëndimore dhe punë e lirë – madje edhe nga vendet fqinje – do të ishin avantazhe të qarta për këtë vend, u tha në Bukuresht.
Ministri Rumun i Tregtisë, Stefan-Radu Oprea konfirmoi se qeveria në Bukuresht ka rifilluar bisedimet me Grupin Volkswagen për të sjellë investimin në Rumani.
Si Bukureshti, ashtu dhe Sofja bënë të ditur se do t’i përmbahen me rreptësi kërkesave të Bashkimit Evropian. Subvencionet e ofruara nuk do të shkelin rregullat e tregut të përbashkët. Volkswageni ende nuk i ka komentuar iniciativat e reja nga Bullgaria dhe Rumania.
Në Rumani që në fund të viteve 1960 tregonin se Volkswagen ishte i interesuar për një fabrikë në Rumaninë e atëhershme komuniste. Por diktatori Nikolae Çaushesku nuk e kishte pranuar as vendndodhjen e preferuar të grupit në Transilvani dhe as nuk pranoi që një kontingjent i pjesëtarëve të pakicës gjermane të punësoheshin. Kontratë për një fabrikë automjetesh atëherë mori Renault, kompania mëmë franceze e prodhuesit rumun të automjeteve Dacia. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit