LAJMI I FUNDIT:

Detaje për 13-të fakultetet nga afati i parë për vitin akademik 2019/20, numri i studentëve që do të pranohen në secilin program studimor (Dokument)

Detaje për 13-të fakultetet nga afati i parë për vitin akademik 2019/20, numri i studentëve që do të pranohen në secilin program studimor (Dokument)

Universiteti i Prishtinës dje (e enjte) ka hapur konkursin për pranim të studentëve për vitin akademik 2019/20. Ky konkurs do të jetë i hapur deri më datën 12 korrik 2019.

Prorektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyçi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se këtë vit do të pranohen 7116 studentë.

“Oferta jonë në 66 programe studimore, prej nga 61 janë programe të nivelit bachelor, ka prej tyre programe tri vjeçare, ka katër vjeçare. Po ashtu janë pesë programe tjera që janë programe të integruara siç është rasti me Fakultetin e Mjekësisë, me Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Pra këtë vit ofrojmë mundësinë për regjistrim të 7116 studentëve. Prej tyre 6206 të rregullt dhe 910 janë studentë me korrespodencë. Numri i përgjithshëm është përafërsisht i njëjtë me vitin e kaluar”, ka thënë ai.


Nga ky numër në Fakultetin Filozofik do të pranohen 610 studentë, ku 506 do të jenë të rregullt, 72 nga komunitetet jo shumicë, 13 nga Lugina e Preshevës, 13 nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe 6 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore do të pranohen 490 studente, ku 407 do të jenë të rregullt, 58 nga komuniteti jo shumicë, 10 nga Lugina e Preshevës, 10 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 5 nga Mali i zi.

Në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë do të pranohen 665 studentë ku 546 do të jenë të rregullt, 10 me korrespodencë, 77 kandidatë të komunitetit jo shumicë, 13 kanidat nga Lugina e Preshevës, 13 kandidatë nga Maqedonia dhe Shqipëria, 6 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin Jurditik do të pranohen 800 studentë, ku 414 do të jenë të rregullt, 250 do të jenë me korrespodencë, 96 nga komunitetet joshumicë, 16 nga Lugina e Preshevës, 16 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 8 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin Ekonomik do të pranohen 1900 studentë, ku 928 do të jenë të rregullt, 650 studentë me korrespodencë, 228 nga komuniteti jo shumicë, 38 nga Lugina e Preshevës, 38 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 18 nga Mali i zi.

Në fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës do të pranohen 380 studentë, ku 317 do të jenë të rregullt, 45 kandidatë jo shumicë, 7 nga Lugina e Preshevës, 7 nga Maqedonia dhe Shqipëria si dhe 4 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të pranohen 390 student, ku 322 do të jenë të rregullt, 47 nga komunitetet jo shumicë, 8 nga Lugina e Preshevës, 8 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 5 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të pranohen 430 kandidatë, ku 352 do të jenë të rregullt, 53 nga komuniteti jo shumicë, 10 nga Lugina e Preshevës, 10 nga Maqeodonia dhe Shqipëria, 5 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Mjekësisë do të pranohen 350 studentë, ku 289 do të jenë të rregullt, 42 nga komuniteti jo shumicë, 7 nga Lugina e Preshevës, 7 nga Maqedonia dhe Shqipëria, dhe 5 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Arteve të bukura do të pranohen 171 studentë, ku 143 do të jenë të rregullt, 20 nga komunitetet jo shumicë, 3 nga Lugina e Preshevës, 3 nga Maqedoniua dhe Shqipëria, 2 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë do të pranohen 540 studente, ku 448 do të jenë të rregullt, 65 nga komunitetet jo shumicë, 11 nga Lugina e Preshevës, 11 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 5 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit do të pranohen 150 studetë, ku 124 do të jenë të rregullt, 18 nga komunitetet jo shumicë, 3 nga Lugina e preshevës, 3 nga Maqedonia dhe Shqipëria, 2 nga Mali i Zi.

Në Fakultetin e Edukimit do të pranohen 260 studentë, ku 216 do të jenë të rregullt, 31 nga komunitetet jo shumicë, 5 nga Lugina e Preshevës, 5 nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe 3 nga Mali i Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori