Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij.
Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit, transmeton Telegrafi.
Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë.
Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.
Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral.
Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe, posa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.
Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin.
Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.
Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.
Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës.
Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City