LAJMI I FUNDIT:

Salihu: Ka pasur skenar të turpshëm, Gramoz Vokrrit iu ofrua posti i tretë më i rëndësishëm në FFK

Salihu: Ka pasur skenar të turpshëm,  Gramoz Vokrrit iu ofrua posti i tretë më i rëndësishëm në FFK
Eroll Salihu në emisionin "Dueli Sportiv"

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se po zhvillohet një skenarë i turpshëm kundër institucionit të futbollit kosovar.

Salihu, në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se është e pakuptueshme dhe absurde të akuzohet një federatë se po ndihmon me para një klub kundër një tjetri, kur dihet se me ligj çdo klubi në Superligë i takon shuma prej 12, 500 euro.


“Është absurde dhe e pakuptueshme, flas si futbollist, të akuzohet Agim Ademi se i ka dhënë para një klubi para për të mposhtur një klub tjetër është absurde. Është e turpshme të përmendet një gjë e tillë, kur dihet se çdo klubi i takojnë 12,500 euro”

“…Krejt kjo ka qenë një skenarë i pa përgatitur mirë dhe i turpshëm”.

Duke folur për përplasjet që FFK ka pasur me djalin e Fadil Vokrrit, Salihu ka thënë se Gramozit i është ofruar posti i tretë në hierarkinë e këtij institucioni, dhe se ky i fundit në fillim e ka pranuar këtë pozitë.

“Gramozi e ka pasur vendin e vet në FFK. Është e vërtet ajo që thotë kryetari Ademi se i kemi ofruar poste atij. Unë jam sekretari gjeneral për emërimin dhe shkarkimin e personave edhe pa konkurs, sepse këtë të drejta ma jep edhe statuti i UEFA-s dhe FIFA-s, dhe mendoj se Gramozi e ka merituar këtë pozitë, mendoj edhe sot”.

“…Nuk kemi pasur pozitë tjetër më të mirë për Gramozin. Të bëhesh drejtor për marrëdhënie me jashtë, faktikisht je personi i tretë në FFK, pas kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. E di që Gramozi e ka marrë kontratën nga zyra ime dhe më ka falënderuar, por më ka thënë kam punë me Kryetarin [e FFK-së]”.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, ka thënë se duhet kuptuar se Gramozi, pos që është biri i Fadil Vokrrit, nuk ka ndonjë meritë tjetër në futbollin e Kosovës.

“Populli ynë është pak emocional. Duhet kuptuar se Fadil Vokrri ka qenë Fadil Vokrri. Ky është Gramoz Vokrri. Duhet të kuptojmë, të flasim shlirë, se Gramoz Vokrri nuk ka kurrfarë kontributi në futbollin e Kosovës pos që është djali i Fadil Vokrrit. Ju ka ofruar posti më i lartë pas Kryetarit dhe Sekretarit Gjeneral”, tha ndër të tjera Eroll Salihu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori