LAJMI I FUNDIT:

Një kolonel rus i dekoruar nga Putini: Britania njofton identitetin e të kërkuarit në sulmin kundër Sergei Skripalit

Një kolonel rus i dekoruar nga Putini: Britania njofton identitetin e të kërkuarit në sulmin kundër Sergei Skripalit

Identiteti i vërtetë i një prej personave të kërkuar nga autoritetet britanike për sulmin me një substancë nervore në Salisbury të ish-agjentit rus Sergei Skripali dhe vajzës së tij, është Anatoliy Vladimirovich Chepiga, njoftoi media britanike të mërkurën duke thënë gjithashtu se ai ishte një kolonel rus i dekoruar nga presidenti.

Më herët këtë muaj, prokurorët britanikë akuzuan dy shtetas rusë, Aleksandër Petrovin dhe Ruslan Boshirovin, për tentativë vrasjeje dhe për helmim me Novichok të Skripalëve në qytetin anglez në jug të vendit në muajin mars.


Por prokurorët thanë gjithashtu se besonin që të dyshuarit kishin përdorur pseudonime për të hyrë në Britani.

Gazeta “Daily Telegraph” dhe BBC-ja njoftuan se mbiemri i vërtetë i Ruslan Boshirovit ishte Chepiga, duke cituar njoftime hetimore të publikuara nga Bellingcat, një faqe interneti që mbulon çështjet e zbulimit.

Dy burime evropiane të sigurisë, që kanë dijeni rreth hetimin të rastit të Skripalëve, thanë se detajet ishin të sakta.

Moska mohon çdo përfshirje në helmimin e ish-agjentit rus dhe të dy burrat e akuzuar nga autoritet britanike, kanë thënë se ishin thjesht turistë dhe se kishin shkuar në Londër për argëtim ndërsa në Salisbury për të vizituar katedralen që ndodhet në këtë qytet.

Qeveria britanike është në dijeni të identitetit të vërtetë të të dy personave, njoftuan burime pranë hetimit.

“The Telegraph” njoftoi se Chepiga, 39 vjeç, kishte shërbyer gjatë luftërave në Çeçeni dhe Ukrainë dhe në vitin 2014 me dekret Presidentit Vladimir Putin ishte shpallur hero.

Policia Metropolitane që po heton ngjarjen dhe zyra qeveritare për Marrëdhëniet me Jashtë refuzoi të komentojë lidhur me këtë njoftim. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori