Linja ajrore e dytë më e madhe gjermane shpalli dokumentet mbi procedurat e falimentimit të martën, pasi aksionari dhe huadhënësi më i madh, “Etihad Airways” kishte reduktuar financat. Prandaj, kompania nuk kishte më një parashikim pozitiv, njoftoi menaxhmenti i “Air Berlin”.
Qeveria federale do të mbështesë kompaninë me një hua në vlerë prej 150 milionë eurosh. “Nuk kishin mundur të kthehen ndryshe pasagjerët në Gjermani me fluturimet e “Air Berlin”, tha Ministria e Ekonomisë dhe Transportit në një deklaratë të përbashkët. Kredia mbështetet nga një garanci federale, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë “Lufthansa” tha se po ruan bashkëpunimin me qeverinë federale në përpjekjet për ristrukturimin e linjës ajrore. “Kjo do të sigurojë, ndër të tjera, punonjësit e “Air Berlin”, aeroplanët fluturues tani në lidhje me “Eurowings” dhe “Austrian Airlines“ (degët e “Lufthansa”). Negociatat për blerjen e pjesëve të grupit “Air Berlin” gjithashtu ofruan mundësinë e riorganizimit të stafit. “Lufthansa” synon t’i sjellë këto negociata në rezultate të shpejta dhe pozitive.
Rezervat e “Lufthansës” kanë vazhduar të rriten të martën pas lajmit për falimentimin e “Air Berlin” me mbi 2%.
Pilotët e shoqatës së pilotëve Vereinigung Cockpit (VC) thanë se për punonjësit e “Air Berlin” që kanë bërë një punë të madhe për krijimin e linjës ajrore, lajmi është një goditje e vërtetë.
“Etihad” liron “Air Berlin” si “patate të nxehtë”, ndonëse investitorët e rinj kanë treguar interes, duke kritikuar aktivitetet e investitorit arab “VC”. “Me këtë, investitorët nga Gjiri Persik treguan fytyrën e tyre të vërtetë”…
“Air Berlin” operon me fluturime nga aeroporti në Berlin dhe Düsseldorf. Flota përbëhet nga rreth 120 aeroplanë. Vjeshtën e kaluar kompania njoftoi planet për të shkurtuar deri në 1.200 punonjës të saj dhe dha me qira një pjesë të flotës së avionëve për shkak të humbjeve të konsiderueshme financiare.
Deri në fund të shtatorit 2016 borxhet e kompanisë ishin rreth 1 miliard euro. Rreth 40 aeroplanë i jepeshin me qira “Lufthansas”. Sipas të dhënave të kompanisë, vitin e kaluar “Air Berlin” transportonte 28.9 milionë pasagjerë.
Me vite “Air Berlin” është duke fluturuar me humbje. Situata u përkeqësua në fund të marsit me kalimin në orarin e verës, kur pasuan një sërë anulimesh dhe vonesash të fluturimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?