LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Prishtinës me nivel të lartë të ndotjes

Qendra e Prishtinës me nivel të lartë të ndotjes

Ndotja e ajrit vazhdon të mbetet problem alarmant në Kosovë, por çuditërisht neglizhohet nga politika duke e konsideruar këtë si një çështje sekondare. Janë disa pyetje që duhet ngritur në lidhje me ndotjen e ajrit, sidomos në Prishtinë.

Duke parë trendin e ndotjes së ajrit në Prishtinë (veçanërisht në qendër të qytetit) gjatë vitit 2014, Lëvizja “Shkenca për Ndryshim” intensifikon matjet e kualitetit të ajrit në terren gjatë Dhjetorit 2015 dhe Shkurtit 2016, duke hulumtuar “hostspotet” apo pikat me ndotjen më të lartë me dioksid të azotit (NO2) në kryeqytet. Matjet tregojnë se në Dhjetor të vitit 2015, Prishtina, sidomos qendra e kryeqytetit, i është ekspozuar një niveli të lartë të ndotjes me gazin toksik të dioksidit të azotit (NO2).

“Në periudhën janar-shkurt 2016, ndotja me NO2 është zvogëluar pjesërisht, edhe pse qendra e Prishtinës ende mbetet e ekspozuar ndaj një niveli të lartë të ndotjes, me mbi 65 ug/m3”, thekson hulumtimi i Organizatës PEN dhe Lëvizjes Shkenca për Ndryshim.


foto-1-dhjetor-2015

“Janar-Shkurt 2016: pikat me ngjyrë të kuqe tregojnë se ndotja me NO2 ka kaluar në nivel alarmant, mbi 65 ug/m3. Ndërsa, vlera mesatare e rekomanduar nga Unioni Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë lejojnë vlerën mesatare deri 40 ug/m3. Kurse, pikat me ngjyrë të portokalltë tregojnë se ndotja me NO2 ndryshon në mes 45-65 ug/m3. Dhe, pikat e gjelbërta të mbyllta tregojnë se ndotja me NO2 është në mes 35-45 ug/m3, dhe pikat e gjelbërta më të qelta tregojnë se ndotja me NO është më e vogël se 35ug/m3”.

foto-2-janar-shkurt-2016

Ndërsa gjatë muajit Shtator 2016, niveli i ndotjes me NO2 është zvogëluar pjesërisht, edhe pse, ashtu siç shihet nga harta më poshtë, shifrat ende gjatë Shtatorit varijojnë ndërmjet 45-65 ug/m3, me një lokacion që arrin mbi 65 ug/m3 (lokacioni gjendet tek rrethrrotulimi kryesorë në hyrje të Prishtinës).

foto-3-shtator-2016

Shtator 2016: pikat me ngjyrë të kuqe tregojnë se ndotja me NO2 ka kaluar në nivel alarmant, mbi 65 ug/m3. Ndërsa, vlera mesatare e rekomanduar nga Unioni Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë lejojnë vlerën mesatare deri 40 ug/m3. Kurse, pikat me ngjyrë të portokalltë tregojnë se ndotja me NO2 ndryshon në mes 45-65 ug/m3. Dhe, pikat e gjelbërta të mbyllta tregojnë se ndotja me NO2 është në mes 35-45 ug/m3, dhe pikat e gjelbërta më të qelta tregojnë se ndotja me NO është më e vogël se 35ug/m3. Analiza e plotë mundë të lexohet KËTU. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori