Është përmbyllur të shtunën në qytetin e Vushtrrisë, festivali tradicional mbarëshqiptar i poezisë “Takimet e poeteshave shqiptare”, i cili ka mbledhur poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare.
Vendi i parë i ka takuar poeteshës nga Shkupi që jeton në Ferizaj, Mirlinda Koxha, me poezinë “Takim Hënor”, poezia e dytë më e mirë është vlerësuar “Ndjesi lëkure”, e shkruar nga Belfiore Qose, nga Tirana, ndërsa, në vendin e tretë është radhitur poetja vushtrriase Nazmije Mema me poezinë “Ëndrra e vashës”.
Vlerësimin e poezive e ka bërë juria profesionale në përbërje të Prof. Dr. Emin Kabashi kryetar, dhe Prof Dr. Gëzim Aliu e Prof. Bedri Tahiri anëtarë.
Në emër të jurisë, Gëzim Aliu, ka bërë të ditur se nga 60 poezi të po aq poeteve, për mbrëmjen letrare janë përzgjedhur 21 poezi. Ai tha se juria ka vlerësuar poezitë pa i ditur fare autoret, por vetëm përmes shifrave.
Aliu theksoi se në mesin e poezive të përzgjedhura ka vlera artistike, por edhe motive të ndryshme.
Përveç orës kryesore letrare, në këtë festival në një tryezë të veçantë është folur edhe për krijimtarinë letrare të poetes Musine Kokolari, si dhe poetet kanë vizituar objektet e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë.
Në hapje të manifestimit garues, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku ka folur se si ky festival tradicional i poezisë është mbajtur nëpër periudha të vështira për dekada të tëra.
“Me këtë festival, Vushtrria po nderon dhe respekton poetet, por edhe vetën e saj”, ka thënë mes tjerash Mulaku.
Po ashtu për rrethanat e fillimit para 4 dekadash të këtij festivali, ka folur njëri prej themeluesve Fahri Buqinca, ndërkaq festivalin e ka përshëndetur edhe Jehonë Shyti, këshilltare e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi.
Ndryshe, organizatore e këtij festivali është Komuna e Vushtrrisë, derisa është mbështetur edhe nga MKRS-ja.
Festivali “Takimet e poeteshave shqiptare” është festival tradicional dhe ka katër dekada i cili mbahet në qytetin e Vushtrrisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
“The New York Times” dhe Shqipëria e vitit 1991: Pritjet e gjata për një litër qumësht
PAS PËRMBYTJES
S.O.S. rinia shqiptare!
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes