Çështja e emigrantëve është aq e ngarkuar emocionalisht, sa ndërtimi i politikave të përgjegjshme, vetëm mund të krijojnë probleme në këtë drejtim. Që nga vdekja e gati 400 emigrantëve pranë ishullit Lampedusa në tetor të vitit të kaluar, Evropën po e vret shumë ndërgjegjja. Në të njëjtën kohë, ajo nuk do që të ketë emigrantë. Çfarë duhet bërë në këtë gjendje trazirash të brendshme?
Trazirat pengojnë diskutimin racional të çështjes. Kjo do të thotë se çdo shtet pretendon se bën mjaft në këtë drejtim dhe tani ata (shtetet evropiane), përpiqen që t’ia ngarkojnë përgjegjësitë njëri-tjetrit. Italia, për shembull, është më e prekura nga emigracioni i paligjshëm, për shkak të afërsisë me Afrikën e Veriut. Por ajo i dërgon refugjatët, madje në kundërshtim me rregullat evropiane, më në veri. Dhe në krahasim me popullsinë e saj, Italia nuk strehon aq shumë refugjatë. Gjermania zë vendin kryesor në pranimin e refugjatëve në shifra absolute dhe jo në shifra relative. Krahasuar me popullsinë e vet, Suedia zë vendin e parë, edhe pse nga të gjitha vendet e BE-së, është vendi që gjendet më larg rrugëve të zakonshme të refugjatëve.
Por, në fund të fundit, këtu nuk është fjala për ndonjë garë evropiane dhe as që ndonjë shtet të izolohet sa më shumë të jetë e mundur, dhe as që ndonjë shtet tjetër të mburret si shteti më humanitar sipas numrit të refugjatëve të regjistruar në të. Qëllimi i vërtetë duhet të jetë një skemë e shpërndarjes së refugjatëve, e cila duhet të jetë e pavarur nga vullnetet politike të vendeve të BE-së.
Megjithatë, ne duhet të pranojmë disa gjëra. Kjo do të thotë se në një të ardhme të parashikueshme nuk do të ketë një skemë të tillë. Shumica e qeverive që do të ishin dakord të pranonin më shumë refugjatë, do të ndeshin me kundërshtimin e ashpër të qytetarëve të tyre. Në zgjedhjet evropiane, partitë e djathta fituan aq shumë, jo vetëm për shkak se zgjedhësit donin t’i jepnin një shuplakë Brukselit, por ndoshta më shumë për shkak se votuesit e këtyre partive kanë frikë prej shtimit të numrit të të huajve.
Dikujt mund t’i duket e ekzagjeruar kjo frikë, por ajo megjithatë duhet marrë seriozisht. Kërkesat e organizatave të emigrantëve, shpesh të tingëllojnë sikur duan që Evropa të pranojë pa asnjë përjashtim gjithkënd, pavarësisht se nga cili vend dhe për çfarë arsyesh ai emigron. Kjo është e pamundur dhe duhet të jesh politikisht i verbër nëse mendon se kufijtë e gatishmërisë për pranimin e refugjatëve mund t’i kapërcesh pa u ndëshkuar.
Kjo do të thotë një pasojë e hidhur: Në qoftë se dëshirojmë t’u ofrojmë viktimave të persekutimit politik mbrojtjen atyre që u takon të gëzojnë ligjërisht sipas Konventës së Gjenevës, duhet që refugjatët e tjerë edhe të mund të refuzohen. Nëse Komisioni Evropian, për shembull, propozon me të drejtë që të bëhet i mundshëm imigracioni legal, ky do të vlejë sidomos për ata njerëz që kanë diçka për t’i ofruar Evropës përmes kualifikimeve të tyre; kurse të tjerët do të dalin domosdoshmërisht pa gjë.
Ky është pikërisht dhe sistemi që ka kohë që aplikojnë vendet klasike të emigracionit si Kanadaja apo Australia. Po ashtu nuk është gabim dhe e dënueshme që të bashkëpunohet me vendet e origjinës për të luftuar kontrabandën e refugjatëve. Nga ana tjetër nuk shkon që refugjatëve t’u pritet që në fillim rruga për një proces të rregullt azili . Gjë që me sa duket ndodh në masë në Greqi ose Itali.
Liderët evropianë përsëritin vazhdimisht të vërtetën e rëndomtë, se ajo që nevojitet në radhë të prë është përmirësimi i kushteve të jetesës në vendet e origjinës, se atëherë njerëzit nuk do të kishin asnjë arsye për t’u larguar nga vendi i tyre. Sado e drejtë është kjo kërkesë, ajo është gjithsesi edhe një mashtrim. Evropa nuk mund të stabilizojë dhe të bëjë të begatë rajone apo madje edhe kontinente të tëra. Presioni i emigrimit do të vazhdojnë të mbetet dhe bashkë me të edhe nevoja për të vendosur se kush mund të vijë dhe kush jo. Por gjithashtu duhet të ketë vend edhe për mëshirë dhe bamirësi si në rastin e refugjatëve sirianë.
Në qoftë se në rastin e tyre do të prisnim deri sa të vendosej një sistem evropian kuotash, do të thoshte të prisnim deri në kalendat greke. Megjithatë një mënyrë të qartë dhe të lehtë nëpër këtë xhungël morale nuk ka. Përgjigjet e përgjithshme si "askush nuk është ilegal" e zgjidhin dilemën vetëm sipërfaqësisht. Vrasja e ndërgjegjes nuk duhet të shërbejë si këshilltare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe