LAJMI I FUNDIT:

Më 9 nëntor në librarinë Dukagjini bëhet promovimi i librit “Komploti” nga Ben Blushi

Më 9 nëntor në librarinë Dukagjini bëhet promovimi i librit “Komploti” nga Ben Blushi

Më 9 nëntor nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini bëhet promovimi i librit “Komploti” nga Ben Blushi.

Ben Blushi vjen me romanin e ri, ‘’Komploti’’. Ky është romani i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin ‘’100 ushtarë’’, mandej me romanet ‘’Të jetosh në ishull’’, ‘’Otello’’, ‘’Shqipëria’’, ‘’Kandidati’’ dhe ‘’Kryeministri’’.

Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi ‘’Kult’’, Cmimi Europian për Letërsinë në vitin 2014.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit,n kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuarnjë shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Evropës.