LAJMI I FUNDIT:

850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë

850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë

Drejtori i USAID- it James Hope ka deklaruar se USAID nga viti 1999 deri më tash në Kosovë ka investuar rreth 850 milionë, nga kjo shumë 15 për qind për bashkësitë minoritare.

Hope ka thënë se programet e USAID janë kombëtare dhe se ato janë mbështetje për gjithë Kosovën, porse vëmendje të veçantë ai u kushton programeve për përkrahje popullatës pakicë, grupeve të prekura dhe për mbështetje ndaj gruas.


“Programet kanë perspektivë kombëtare. Vlerësimi imi i parë është se nga 850 milionë dollarët, 15 për qind e tyre kanë shkuar për përkrahje bashkësive minoritare në Kosovë”, ka thënë Hope, njofton radiokim, transmeton Koha.net.

Hope e ka prezantuar detajisht programin AKT (Ta përparojmë Kosovën bashkërisht) që është njëri nga programet më të rëndësishëm në portofolin e USAID-it.

Bëhet fjalë për 16 komuna të ndryshme në gjithë Kosovën e qëllimi kryesor është që të ndihmohet në krijimin e urave ndërmjet autoriteteve vendore e qytetarëve në mënyrë që të sigurohen nevojat prioritare të qytetarëve. /Telegrafi/