LAJMI I FUNDIT:

8 vjeçar në kohë lufte, Gjykata Speciale e fton si dëshmitar të paraqitet në Hagë

8 vjeçar në kohë lufte, Gjykata Speciale e fton si dëshmitar të paraqitet në Hagë

Qytetari Fahri Fazliu ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Fazliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ftesën e ka pranuar të martën pasdite, ndërsa më 23 qershor i është kërkuar të paraqitet në Hagë.


“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç. #LiriakaEmërUÇK.🇦🇱”, ka shkruar Fazliu në Facebook.

Ndryshe, Fahriu Fazliu është nipi i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, nga Llausha e Podujevës. Dëshmori Fahri Fazliu, ra më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut, ndërsa më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori