LAJMI I FUNDIT:

Më 8 mars, Klinika Amerikane shënon 9 vjetorin e themelimit

Më 8 mars, Klinika Amerikane shënon 9 vjetorin e themelimit

Sot (e marte 8 mars), Klinika Amerikane shënoi 9 vjetorin e themelimit të saj duke organizuar një festë për nënat të cilat i kanë shfrytëzuar shërbimet e kësaj klinike.

Në këtë ditë të shenjtë, para 9 viteve u themelua kjo klinikë e cila për qëllim primar ka trajtimin e shëndetit femëror. Prandaj, pikërisht sot, Klinika Amerikane ftoi nënat dhe fëmijët e tyre në ambientet e klinikës për t’ju ofruar një atmosferë të ngrohtë feste duke ju mundësuar edhe argëtime të ndryshme për fëmijë.

American Clinic është klinikë që i trajton të gjitha rastet e shëndetit femëror dhe mashkullor, me pajisjet më të sofistikuara, me staf profesionist, salla operative, laboratoriume bashkëkohore dhe hapësira luksoze.

Kjo klinikë funksionon që nga viti 2008, kurse stafi vendor dhe ai ndërkombëtar e kanë një bagazh të pasur të të arriturave që nga viti 1996. Nën udhëheqjen e Dr. Spec. Behar Kusarit, kjo klinikë ofron shërbime të avancuara duke iu ofruar pacientëve të ndjehen rehat, në ambient të ngrohtë dhe të ketë kujdesin më të mire profesional.

Së shpejti, kjo klinikë do të ndërrojë lokacionin e saj aktual (rr. Gazmend Zajmi, nr. 33 ish-Dubrovniku) dhe do të kalojë me lokacion në Veternik ku përveç zgjerimit të hapësirave trajtuese, aty do të ofrohen edhe shërbime të tjera profesionale mjekësore. /Telegrafi/