LAJMI I FUNDIT:

65 vjeçarit nga Përmeti i vjedhin 75 mijë euro në banesë, policia ndalon dy persona

65 vjeçarit nga Përmeti i vjedhin 75 mijë euro në banesë, policia ndalon dy persona

Plot 75 mijë euro janë vjedhur në banesën e një 63 vjeçari në Përmet, ndërsa policia ka ndaluar si autorë një grua 36 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç të dy banues në Përmet.

Policia e këtij qyteti thotë se dy të rinjtë janë arrestuar ndërsa në e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.


Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme./OraNews/