LAJMI I FUNDIT:

63 për qind e qytetarëve në Shqipëri kërkojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e vendit

63 për qind e qytetarëve në Shqipëri kërkojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e vendit

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të ndarë në opinionin e tyre për rritjen e shpenzimeve ushtarake si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, pasi 40 për qind janë pro, ndërsa 48 për qind nuk janë dakord.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) realizoi Barometrin rajonal me qëllim matjen e perceptimit pas Luftës në Ukrainë.


Vetëm Shqipëria kryeson grupin “PO”, pasi shumica e qytetarëve shqiptarë (63 për qind) mendojnë si të rëndësishme që qeveria e tyre të rrisë shpenzimet ushtarake. Megjithatë, deri në 69 për qind e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut konsiderojnë nevojën për armatime shtesë, raproton Monitor.

Lufta në Ukrainë shpalosi nevojën për bashkëpunim më të madh të sigurisë me BE dhe NATO.

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me 89 për qind secila, pasi shohin bashkëpunim më të ngushtë me BE-në dhe NATO-n si të rëndësishëm. Në anën tjetër të spektrit është Serbia me vetëm 34 për qind e qytetarëve e mendojnë të nevojshme bashkëpunimin me NATO dhe BE dhe 54 për qind e konsideruan atë jo të domosdoshme.

Ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës është duke u ndjerë në të gjithë botën, duke përfshirë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka përjetuar sfida sigurie, një fluks refugjatësh, çështjet e energjisë, sigurisë ushqimore, sulmet kibernetike dhe marrëdhëniet e tensionuara ekonomike si rezultat i luftës.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal referoi se po punon për të kuptuar këto çështje dhe të zhvillojnë strategji për t’i adresuar ato në mënyrë që të përgatiten më mirë për çdo sfidë të mundshme socio-ekonomike dhe të sigurisë që mund të ndodhin në të ardhmen.

Sulmet kibernetike gjithashtu po marrin përmasa të reja. KBR vuri në dukje se kërcënimi kibernetik gjithashtu kërkon miratimin e strategjive efikase për të parandaluar sulmet që janë gjithnjë e më të sofistikuara teknologjikisht dhe gjeografikisht.

Në lidhje me këtë fenomen të gjithë ekspertët nga Rajoni pranuan nevojën për një formë të re të fillimit të bashkëpunimit, midis aktorëve publik dhe privat dhe me policinë gjithashtu.

Parandalimi i sulmeve kibernetike kërkon një mjedis akademik kërkimor dhe ngritjen e infrastrukturës për paralajmërimin e hershëm dhe ndarjen e informacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori