LAJMI I FUNDIT:

5 ide për rregullimin e banjove të vogla

5 ide për rregullimin e banjove të vogla

5 ide për rregullimin e banjove të vogla

Ndoshta më në fund e keni rregulluar banjon tuaj e cila nuk është edhe aq e madhe, mirëpo keni ngecur duke menduar se çfarë pllakash përshtaten më së shumti në një ambient të vogël.

Epo, mos u brengosni më sepse më poshtë i keni disa prej ideve më fantastike për banjo të vogla.

Çfarë pllaka të zgjedhni – të vogla apo të mëdha?

Në banjo të vogla kryesisht preferohen pllakat me madhësi më të madhe.

Më saktësisht, pllakat e madhësisë rreth 30 deri 60 centimetra kanë tendenca të krijojnë një ndjenjë relaksi e cila është e përsosur për banjot me hapësirë të kufizuar.

Mundohuni të zgjedhni pllaka me forma katrore dhe me ngjyra neutrale – si e bardha apo e hirta.

Ekspertët thonë se nëse veç dëshironi të zgjedhni pllaka me madhësi të vogël, atëherë duhet ta keni parasysh se duhet t’i shmangni ngjyrat më të ndezura. Kryesisht preferohen pllakat mozaikë.

Ndriçimi në hapësira të ngushta

Ngjyra e pllakave të banjos vërtet se ndikon shumë në një banjo të vogël.

Shumica e njerëzve kërkojnë nuanca më të ndezura, si e bardha, kremi apo e hirta, ndonëse shumë banjo të vogla duken fantastike edhe me nuanca më të errëta.

Ngjyrat neutrale ndihmojnë që ta mbajnë tonin e hapësirës të qetë dhe të pastër.

Parandalojeni ndjenjën e klaustrofobisë

Fatkeqësisht hapësirat e vogla mund të krijojnë një ndjenjë të izolimit e cila mund të jetë e pakënaqshme, e posaçërisht nëse jeni klaustrofobik.

Një sugjerim për këtë është që ta rregulloni me pllaka – nga dyshemeja deri në tavan – të gjithë banjon me të njëjtat pllaka për të krijuar ndjenjën e vazhdimësisë, e cila e bën dhomën të duket më e madhe.

Megjithatë, nëse dëshironi që për këtë çështje të diskutoni me ekspertët e kësaj fushe, atëherë mund të kontaktoni apo ta vizitoni Lutian Home.

Kompania Lutian Home gjendet në Prishtinë dhe është lider në fushën e hidrosanitarisë dhe ofron shumëllojshmëri opsionesh.

Mbi të gjitha, stafi i Lutian Home ju ndihmon ta bëni përzgjedhjen e duhur për ambientin që kërkoni.

Për më shumë informacione, kontaktoni Lutian Home në:

Facebook: Lutian Home

Nr. Tel: +383 46 123 900

Ueb sajt: http://www.lutianhome.com/

Artikull i sponzorizuar