LAJMI I FUNDIT:

5 gjëra që duhet t’i dini për produktet organike

5 gjëra që duhet t’i dini për produktet organike

Ushqimet organike janë ato ushqime që rriten në mënyrë natyrale dhe nuk përmbajnë përbërës artificial. Ushqimi organik ka ndikim të madh dhe pozitiv në shëndetin tonë mendor dhe emocional, si dhe në mjedis.

Ja çka duhet të dini rreth produkteve organike:


1: Produktet organike nuk përmbajnë pesticide. Kimikate si fungicide, herbicide dhe insekticide përdoren gjerësisht në produkte joorganike dhe pjesë të tyre mbeten në ushqimin që hamë. Kimikate të tilla nuk përdoren në produkte organike asnjëherë.

2: Produktet organike janë më të freskëta sepse nuk përmbajnë konservues që t’a bëjnë atë të zgjasë më gjatë. Ushqimet organike përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme dhe shumica e simptomatve të njerëzve me alergji ndaj ushqimeve, kimikateve ose konservuesve, pakësohen ose largohen kur ata hanë vetëm ushqime organike.

3: Produktet organike janë më të mira për mjedisin. Praktikat e bujqësisë organike zvogëlojnë ndotjen, kursejnë ujin, zvogëlojnë erozionin e tokës, rrisin pjellshmërinë e tokës dhe shpenzojnë më pak energji. Bujqësia pa pesticide është gjithashtu më e mirë për zogjtë dhe kafshët, si dhe për njerëzit që jetojnë pranë fermave.

4: Kafshëve të rritura në mënyrë organike NUK u jepen antibiotikë ose hormone të rritjes. Ushqyerja e kafshëve me hormone të rritjes shkakton sëmundje te kafshët fillimisht, të cilat mund të transmetohen te konsumatorët. Ndërsa përdorimi i antibiotikëve në ato kafshë krijon lloje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, një ndër problemet më të mëdha të mjekësisë bashkëkohore.

5: Produktet organike nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Produktet e modifikuara gjenetikisht janë produkte të cilave u është ndryshuar ADN-ja në mënyra që nuk janë natyrale dhe modifikime të tilla lidhen me shkaktimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë dhe kancerin.

Ndër produktet më të mira organike janë produktet COOP Italia, të cilat ofrohen edhe në Kosovë dhe mund t’i gjeni në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

(artikull i sponsorizuar)

Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori