LAJMI I FUNDIT:

5 arsyet pse duhet ta shihni Wonder Woman në Cineplexx (Foto)

5 arsyet pse duhet ta shihni Wonder Woman në Cineplexx (Foto)

Wonder Woman, një film superheronjësh nga DC, është duke i mahnitur kritikët e filmit anë e mbarë botës.

Filmi i cili do të shfaqet me 1 Qershor në Cineplexx, thuhet të jetë filmi më i mirë i bazuar nga novelat grafike, jo vetëm të universit të DC por edhe të MARVEL.


Sipas rezultateve në Rotten Tomatoes, Wonder Woman ka marrë vlerësimin 96%, duke i kaluar kështu filmat e famshëm me superheronjë si “The Avengers 92%”, “Iron Man 94” dhe Guardians of the Galaxy 91%”.

Filmi është i bazuar nga novelat grafike.
Diana, Princesha e Themyscira (ose Diana Prince, siç njihet nga njerëzit e thjeshtë) u shfaq fillimisht në faqet e All Star Comics # 8 në 1941, krijuar nga shkrimtari William Moulton Marston dhe artisti Harry G. Peter. Çdo gjë që ju e dini për luftëtaren Amazoniane – trikoja, rrathët e saj të pashkatërrueshëm, Litari i së Vërtetës – mbeten të paprekura rreth 75 vjet më vonë, siç mbesin edhe shumë nga gjërat që ndoshta nuk i dini. (Ajo është një gjysmëperëndish e cila është krijuar nga nëna e saj, Mbretëresha Hippolyta, të cilën e solli në jetë zoti grek Zeus.)

Kush tjetër nga universi DC do të jetë në film?
Wonder Woman vjen nga universi i gjerë i DC, pranë Superman, Batman, The Flash. Mirëpo në këtë film, ata nuk do të jenë prezent. Shumica e personazheve në film duhet të jenë të njohur për tifozët e filmave të Wonder Woman, edhe pse do të ketë modifikime. Pjesë e filmit do te jetë Doktor Poison (luajtur nga Elena Anaya), një specialise e helmeve, e cila ka qenë prej kohësh një kundërshtare e Dianës. Gjithashtu është edhe Etta Candy (Lucy Davis), e cila vepron si sekretare e Steve Trevor (Chris Pine) në këtë film.

Nuk duhet t’i shikoni filmat tjerë nga DC për ta kuptuar Wonder Woman.
Pjesa më e madhe e këtij filmi zhvillohet gjatë Luftës së Parë Botërore, gati 100 vjet përpara ngjarjeve të Batman VS Superman. Vetëm skena e parë, e paraqitur në ditët e sotme, kërkon një kontekst: Është nje sekuencë me Dawn of Justice ku Bruce Wayne (Batman) dhe Diana i prezantojnë anëtarët e ardhshëm të Justice League (film i cili do të shfaqet në Nëntor të këtijviti).

Gal Gadot nuk është aktorja e parë qëka portretizuar Wonder Woman.
Aktorja Cathy Lee Crosby ka luajtur Wonder Woman në një film televiziv në vitin 1974, megjithatë, e vetmja performansëqë vlen të përmndet është ajo e Lynda Carter si Diana, në serinë televizive të Wonder Woman nga 1975. Patty Jenkins tha se kur ajo morri punën si regjisore, Carter ishte një nga thirrjet e para që ajo bëri.
“Unë jam bartësja e pishtarit të Wonder Woman, dhe tani po e përcjell atë te Gal Gadot dhe Patty. Ne të trija ndajmë diçka të veçantë, i cili është ky karakter. Carter më vonë e komentoi filmin si “i mrekullueshëm”.

Ka 12 vite që nuk është prodhuar film i fokusuar tek një superheroinë.
Ky fakt e bën filmin edhe më të veçantë. Filmi i fundit i fokusuar tek një superheroinë ishte Elektra në vitin 2005. (Për referencë, kjo ishte para se të fillonte Marvel Universe – tani janë 15 filma nga marvel). Gjithashtu, vetëm një film i novelave grafike u drejtua nga një femër. Ai ishte Punisher, në vitin 2008. Wonder Woman është gjithashtu projekti i parë i udhëhequr nga femrat me një buxhet prej mbi 100 milionë dollarë dhe me gjasë do të bëhet filmi më i suksesshëm superhero.


Wonder Woman do të shfaqet në sallat RealD 3D të kinemasë Austriake në Prishtinë, një ditë para premierës botërore.

Oraret e filmave mund t’i gjeni në klikuar KËTU.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori