LAJMI I FUNDIT:

48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij

48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, saktësisht Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet që sot me datë 05 prill 2019 rreth orës 13:00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.


Brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës./kp/