LAJMI I FUNDIT:

47 shtete federale amerikane kundër Facebook

47 shtete federale amerikane kundër Facebook

Kalifornia është duke hetuar zbulimin e informacionit të përdoruesve të Facebook për Cambridge Analytica dhe partnerët e tjerë.

Kjo u zbulua nga autoritetet e këtij shteti amerikan, duke kërkuar që gjigandi i mediave sociale t’i përgjigjet thirrjes.


Zbulimi i këtij hetimi është lajmi i fundit i keq për Facebook, i cili tashmë po hetohet nga 47 shtete federale të SHBA-së, sipas Reuters.

Disa shtete, veçanërisht Nju Jorku dhe Nebraska, kanë ngritur shqetësime se të dhënat e konsumatorëve janë të ekspozuar ndaj vjedhjeve të të dhënave të mundshme dhe rritjes së çmimeve të reklamave. Facebook nuk i komentoi pretendimet. /kp/Telegrafi/