Si pasojë e kushteve atmosferike, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 47 aksidente, dy prej të cilave kanë rezultuar me fatalitet, 13 të tjera me të lënduar, ndërsa 32 nga aksidentet kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili e ka cilësuar si shqetësues numrin e aksidenteve të trafikut, që për shkak kishin edhe kushteve atmosferike.
“Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, me njësitet e saj policore, ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore”, tha Hoxha në përgjigjet e dërguara për KosovaPress, përmes postës elektronike.
Ai më tej ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, ngase në veçanti të reshurat e shiut këto kohë po ndikojnë shumë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë.
“Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim të ngr itjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në fund të përgjigjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë