44 aksidente brenda një jave në Rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë gjoba dhe 20 patentë shoferë të pezulluar


Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka intensifikuar aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas komunikatës zyrtare, në periudhën 15–21 qershor 2026 janë shqiptuar gjithsej 1.219 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 20 patentë shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 44 aksidente, prej të cilave 21 me lëndime, ku janë lënduar 28 persona, si dhe 23 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Në të njëjtën kohë, autoritetet policore kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë” si dhe në numrin emergjent 192. /Telegrafi/





































