LAJMI I FUNDIT:

42 zëvendësministra Qeverisë i kushtojnë mbi gjysmë milioni euro në vit

42 zëvendësministra Qeverisë i kushtojnë mbi gjysmë milioni euro në vit

Kryeministri i Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, ndërsa secili ministër i Qeverisë së Kosovës në kabinetin e tij ka së paku dy zëvendësministra.

19 ministritë kanë gjithsej 42 zëvendësministra, ka shkruar në Facebook drejtori ekzekutiv në KDI, Ismet Kryeziu, transmeton Koha.net.


Paga mesatare e një zëvendësministri është 1,082 euro, ndërsa për një muaj nga Buxheti i Kosovës për pagat e tyre mesatarisht shpenzohen 45,477 euro.

Për një vit për pagat e 42 zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës shpenzohen mesatarisht 545,721 euro. /Telegrafi/

13177935_10207501889323513_9164437013349845593_n