LAJMI I FUNDIT:

As 42 pikët e Mossit nuk e ndihmuan Bashkimin, prizrenasit pësojnë humbje kundër Levskit

As 42 pikët e Mossit nuk e ndihmuan Bashkimin, prizrenasit pësojnë humbje kundër Levskit

Klubi i basketbollit, Bashkimi ka pësuar humbje në kuadër të Ligës Ballkanike.

Prizrenasit nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës bullgare të Levski Lukoilit, ku janë mposhtur me rezultat 98-86.


“Arpagjik’t” nuk arritën të shfaqin gjithë potencialin në këtë takim duke marrë parasysh finalen e së dielës të Kupës së Kosovë, ku pësuan humbje në sekondat e fundit kundër Sigal Prishtinës.

Në çerekun e parë skuadra bullgare u tregua më e mirë dhe krijoi epërsi prej gjashtë pikëve, 30:22.

Mysafirët arritën të konsolidonin radhët e veta dhe arritën të fitonin dhjetë minutshin e dytë 16:14, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat 44:38.

Megjithatë, sërish bullgarët arritën të krijonin një avantazh të respektueshëm në çerekun e tretë, i cili ishte edhe më i larti në këtë takim, 72:57.

Bashkimi u mundua që në periudhën e fundit të rikthej rezultatin, por nuk ia arritën dot dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të vendasve me rezultat 98-86.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Darryl Bryant me 16 pikë ndërsa Aaron Moss i portokallezinjve realizoi “double-double” në saje të 42 pikëve dhe 12 kërcimeve.

Pas kësaj, Bashkimi zë pozitën e katërt me 17 pikë, po aq sa ka edhe Levski i vendit të tretë, por që ka një ndeshje më pak se prizrenasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori