LAJMI I FUNDIT:

31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territoret e Kalifatit

31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territoret e Kalifatit

Më shumë se 31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territorin e Kalifatit në Siri dhe Irak. Një numër i madh, duke parë rëndësinë ekstreme që xhihadistët i japin formacionit të rekrutimeve të reja, i konsideruar një llogore jetike për organizatën terroriste.

Janë këto të dhënat që vijnë nga raporti i publikuar nga fondacioni “Quilliam” me seli në Londër, që promovon pluralizmin, duke dënuar dhe dalë kundër çdo lloj ekstremizmi.


Përmes një studimi mbi propagandën e ISIS-it dhe duke folur me burime që jetojnë mes xhihadistëve, organizata ka nënvizuar se terroristët janë në kërkime të vazhdueshme të të rinjve dhe fëmijëve: shumë prej tyre stërviten për t’u bërë spiunë, ushtarë, kamikazë dhe ekzekutues, transmeton gsh.

Fëmijët janë të detyruar të mësojnë dhe recitojnë Kuranin dhe i nënshtrohen stërvitjeve të stërmundimshme për t’u bërë luftëtarë të ardhshëm të xhihadit. “Grupi përqendron një numër të madh të sforcimeve të tij për të indoktrinuar fëmijët përmes një programi të bazuar mbi ekstremizmin, – lexohet në raport. – Në vend që të konvertohen apo radikalizohen, këta indoktrinohen që në lindje, ose në moshë shumë më të re. Pikërisht për këtë, brezi aktual i xhihadistëve, i shikon këta fëmijë si luftëtarë më të mirë dhe më ekstremistë”.

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori