LAJMI I FUNDIT:

2Ton lanson këngën e re “Telefono”

2Ton lanson këngën e re “Telefono”
Foto: YouTube

Artisti i njohur nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Telefono” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet reperi, kurse për muzikën është përkujdesur Sardi Mneri.

2Ton (Foto: YouTube)

Për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Monkey Music, me aranzhment të Deyzoh.

Videoja ndërkohë iu besua produksionit “N’Pik Creative”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke qenë se projektet e tij marrin miliona, besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë.

2Ton po vazhdon të jetë besnik ndaj zhanrit dhe stilit muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/