LAJMI I FUNDIT:

27 vjeçari humb jetën në ujërat e liqenit të Ohrit

27 vjeçari humb jetën në ujërat e liqenit të Ohrit

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Ohrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja fatkeqe ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 në kampin ushtarak në kompleksin e manastireve Shën Naumi.


Supozohet që i mbyturi ka qenë për pushime dhe nga arsye akoma të panjohura është mbytur në plazh, ku nuk ka pasur shpëtimtarë të angazhuar të Kryqit të kuq.

Trupin e pajetë e kanë vërejtur notues në ujërat e liqenit dhe kanë thirru ndihmë. Hetim në vend të ngjarjes ka bërë prokurori publik dhe ekipet e policisë./Telegrafi/