LAJMI I FUNDIT:

27 prilli, hetim për urdhërdhënësit dhe për autorët e dhunës në Maqedoni

27 prilli, hetim për urdhërdhënësit dhe për autorët e dhunës në Maqedoni

Së pari duhet të hetohet urdhër-dhënësi i sulmit të dhunshëm në Kuvend, e më pas të merren masa ndaj atyre që e realizuan. Kjo është kritika e avokatit Zvonko Davidovic ndaj Prokurorisë Publike, i cili komenton si jologjike arrestimin e ushtruesve të dhunës, para atyre që e urdhëruan, mundësuan dhe nuk ndaluan dhunën ndaj deputetëve, natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

“Nuk është problem kjo që tani po i ndërmarrin masat dhe po shpejtojnë, por problemi qëndron tek ajo që përsëri nuk po e bëjnë punën në mënyrë logjike, sepse nuk po e hulumtojnë të gjithë rastin e ndodhive në Kuvend. Nesë nuk e shqyrtojnë rastin e MPB-së, se përse nuk ka funksionuar kjo ministri që ta ndalojë atë ngjarje, nesë nuk kapen deputetwt tw cilët qartë shihen se i kanë hapur dyert, atëher është shumë rëndë që të vihet deri te pasqyrimi real i së drejtës. Fakt është që secili njeri që ka qenë pjesë e aktit të dhunës ku Ziadin Sela është lënduar rëndë duhet te dënohet, por në asnjë moment nuk duhet të lihen të lirë ata të cilët e kanë mundësuar këtë gjë”, tha avokati Zvonko Davidovic.

Nga ana tjetër profesoresha universitare Arta Bilalli thotë se organet e drejtësisë nuk funksionojnë në kohë. Sipas saj, si pasojë e vonesës së hetimeve nga Prokuroria dhe punës së ngadalshme të gjykatave, paraqiten edhe probleme tjera, si arratisja e dy të dyshuarve nga PSP-ja.

“Kapja e kryesorëve të dhunuesve në kuvend, natën e 27 prillit, në moment mund të reflektojë se është një intensifikim i punës së organeve të rendit, por për mendimin tim ajo nuk është një intensifikim por një realizim i detyrës së tyre dhe punës së tyre. Ironia qëndron se ne deri më tani u mësuam të shohim edhe arratisje të kryersve të verpave penale që ndriqeshin nga PSP vetëm për shkak të shkrimit apo shtypjes së ngadalt të aktgjykimeve nga ana e gjykatave prandaj nuk mund te themi se është intensifikim, por thjeshtë realizim i punës së tyre”,  tha profesoresha Arta Bilalli.

Për rastin e dhunës ndaj deputetëve, 10 personave u është caktuar masë paraburgimi, ndërsa Prokuroria Publike po bën rikonstruktimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Sipas burimeve të Alsat-M, javën e ardhshme pritet që të Prokurori të thirren edhe deputetët Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski, të cilët shihen në pamje duke hapur dyert dhe duke udhëzuar turmën./Telegrafi/