LAJMI I FUNDIT:

Më 26 e 27 maj vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Më 26 e 27 maj vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Beogradi ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel ekspertësh. Siç raportojnë mediet e atjeshme, Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do t’i prijë delegacionit të Serbisë në këto bisedime, që do të zhvillohen më 26 e 27 maj në Bruksel.

Bisedimet do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, ndërsa tema të bisedimeve do të jenë të gjitha çështjet e hapura në bisedimet e deritashme midis Beogradit e Prishtinës, ka njoftuar Zyra qeveritare e Serbisë për bashkëpunim me mediet transmeton Koha.net.


Nga burime të Qeverisë së Kosovës nuk ka konfirmim për vazhdimin e bisedimeve në datat e njoftuara nga Serbia.