LAJMI I FUNDIT:

25 vjet burgim ndaj tre të pandehurve për vrasje të rëndë dhe pjesëmarrje në rrahje

25 vjet burgim ndaj tre të pandehurve për vrasje të rëndë dhe pjesëmarrje në rrahje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.SH, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe të pandehurit M.M dhe A.A për shkak të veprës penale të kryer secili veç e veç “pjesëmarrje në rrahje”.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin D.SH e shpalli fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 20 vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, u shqiptoj secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy vjet e gjashtë muaj.


“I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër”

“Ndërkaq, i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori