LAJMI I FUNDIT:

22 vite pas, familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për masakrën e Lybeniqit

22 vite pas, familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për masakrën e Lybeniqit

Kanë kaluar 22 vite nga masakra e Lybeniqit të Pejës, e familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre. Lybeniqi që përjetoi tri masakra, kjo e 1 prillit të vitit 1999 konsiderohet si një ndër masakrat më makabre ku nuk janë kursyer as fëmijët, gratë, e pleqtë, ku mbeten të vrarë afër 70 persona.

Alban Rexhaj, është i mbijetuar i masakrës së Lybeniqit, e që babai i tij është në mesin e të masakruarve nga forcat serbe.


Ai rrëfen ngjarjen e ndodhur 22 vite më parë, teksa shton se është mrekulli nga Zoti që ai ka arritur të shpëtojë.

“Kemi qenë tek një kushëri në Lybeniq, kemi qenë 5 familje, më 1 prill na kanë hy forcat serbe në mëngjes na kanë qitë nga shtëpia, na kanë thënë me dalë jashtë. Kemi dalë në rrugë kemi pa forca të policisë gjithandej. Kemi ecur rrugës rreth 200 metra dhe na kanë tubuar në një vend. Në atë pjesën aty ku na kanë tubuar kanë qenë krejt burrat e fshatit, aty kam qenë unë me babain dhe me disa kushëri. Në momentin që na ndalën thanë duam ta bëjmë një kontroll, çdo person që ka moshë çka ka 12 vjeç e poshtë mund të shkojnë me gratë, me nënat, burrat me u ndalë për kontroll. Në atë moment e pash që isha afër babait dhe ai më tha dil mos të mbesim dytë”, tregon ai.

Ai kishte arritur të largohet nga turma vetëm në tentimin e tretë, e që tha se askush nuk kishte arritur ta shihte dhe se emri i tij kishte dalë si i masakruar në mesin e afër 70 bashkëfshatarëve.

“Kam provuar me dalë, dy herë më kanë kthyer. Si na kanë ndalë baba tha që deri këtu e paskemi pas, nuk paska kurrgjë vetëm pushkatim. Unë i kam pasur atëherë 18 vjet, dy herë kam provuar me dalë e më kanë kthyer policia serbe… në të tretën herë ka ardhur nëna ia ka marrë një çantë që e ka pasur babi me vete dhe i ka thënë merrmani djalin mos ma le këtu. Të tretën herë kam dalë, më kanë rrethuar tri-katër gra që kanë qenë aty se unë më i fundit kam dalë….Pa shkua në përpjetës të Strellcit sa jemi dalë prej rrugës kryesore janë dëgjuar rafalët e pandërprerë, aty menjëherë e kam ditur që aty janë të vrarë”, tha ai.

Rexhaj shprehet i zhgënjyer që për këtë masakër nuk është dënuar askush, ani pse tregoi se disa herë ka dhënë dëshmi për ata që ka ndodhur aty.

“Që 22 vite besoni që mua po më duket sikur sot është viti ’99, askush nuk është dënuar, është shumë e rëndë, është dhimbje e shumëfishtë për neve. Së paku të dënohen, të gjinden kriminelët që e kanë bërë këtë masakër të madhe në Lybeniq ku janë afër 70 persona”, tha ai.

Në masakrën e Lybeniqit ka humbur të tre vëllezërit Hatmane Alimehaj-Krasniqi, e që sot në 22 vjetorin e vrasjes së tyre vazhdon të kërkojë drejtësi.

“Jemi të zhgënjyer për këtë punë, jo vetëm familja ime por krejt Kosova… Për neve si familjarë është e dhimbshme boll, jo vetëm për neve po për krejt Kosovën se secili i ka humbur ata të vetët. Të ri kanë qenë, i madhi ka qenë 50 vjeç, tjetri 42, tjetri 40, ata kanë lënë djem e mirë boll, por për ne motrat pak më vështirë”, tha ajo.

I zhgënjyer për mungesën e drejtësisë për këtë masakër shprehet edhe Ali Alimehaj, i cili tha se është bërë shumë pak që të dënohen ata që e kanë kryer këtë masakër.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, le që nuk është i dënuar po as i denoncuar askush. Qeveria ndoshta është munduar të bëjë diçka, por nuk ka qitë diçka në dritë e drejtësia nuk ka dalë hiç. Ishalla lëvizin thash dhe e drejta del dhe masakruesit dënohen. Për neve ishim lehtësua veç me e ditë që diçka është duke lëvizur”, tha ai.

Masakra e Lybeniqit të Pejës është një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe, ku kanë mbetur të vrarë afër 70 civilë.

Sot në 22 vjetorin e kësaj masakre homazhe kanë bërë edhe krerë të institucioneve e partive politike, si dhe qytetarë të shumtë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori