LAJMI I FUNDIT:

205,601 pacientë janë vizituar në ambulancat specialistike në rajonin e Pejës, gjatë vitit 2018

205,601 pacientë janë vizituar në ambulancat specialistike në rajonin e Pejës, gjatë vitit 2018

Gjatë vitit 2018 Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë i ngarkuar me punë dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat e punës për vitin 2018.

Sipas një njoftimi, 205,601 vizita mjekësore janë kryer në Ambulancat Specialistike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë vitit 2018. Mesatarisht i bije nga 790 vizita në një ditë pune.


“Në vitin 2018 krahasuar me shifrat e vitit 2017 numri i vizitave është më i madh për plotë 5,908 vizita, ngase në vitin 2017 ishin kryer 199,693 vizita mjekësore në ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunave, shtohet më tej, numri më i vizitave normalisht ishin nga Peja 139,711, nga Istogu 24,914 vizita, nga Deçani e Juniku 19,868 vizita, nga Klina 16,218 vizita, nga Diaspora 1,435 vizita dhe 3,455 nga komunat tjera të Kosovës.

“Sigurisht se në numrat e vizitave hynë edhe vizitat e disahershme brenda një viti të një pacienti. Do të thotë secila vizitë e kryer është pjesë e kësaj statistike, por jo shërbimet tjera të ekzaminimeve apo shërbimeve të Infermierisë”, thuhet tutje në njoftim.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë e konsideron sukses ofrimin kaq të madh të shërbimeve shëndetësore për vitin e kaluar, dhe ky sukses sigurisht është edhe motivim për punën në vijim”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori