LAJMI I FUNDIT:

Më 2 shtator protestohet kundër mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë

Më 2 shtator protestohet kundër mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë

Banorët e brezit kufitar do të protestojnë më 2 shtator në shenjë pakënaqësi me vendimin për mbylljen e nëntëmbëdhjetë shkollave fillore në Komunën e Kamenicës.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme, Selver Lenjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se qytetarët nuk do ta lejojnë mbylljen e këtyre shkollave.


Ai ka kërkuar nga kryetari të tërhiqet nga kjo kauzë e dëmshme.

“Në mesin e 19 shkollave për të cilat kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim me i mbyll është edhe Shkolla Fillore ‘Asllan Thaçi’, me 100 nxënës në Karaçevë të Poshtme. Në listë të mbylljes është edhe shkolla ‘Avni Rrustemi’ me 102 nxënës në Karaçevë të Epërme. Mbyllja e këtyre shkollave është shqetësuese për banorët e Karaçevës, prandaj nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. Do të jemi këmbëngulës në këtë drejtim dhe nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për të arritur sukses. Është marrë vendim që më 2 shtator të protestojmë kundër mbylljes së shkollave shqipe, posaçërisht në brezin kufitar në Karaçevë. Qytetarët e Komunës së Kamenicës do të vihen në mbrojtje të shkollave të tyre dhe kjo është e vetmja mundësi për t’i mbrojtur ato”, ka deklaruar Lenjani.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë për gazetën se nuk ka mbyllje të shkollave, por riorganizim të tyre.

Ai ka theksuar se kjo reformë është domosdoshmëri dhe ndikon në rritjen e cilësisë në arsim.

Sipas Kastratit, ky proces është në të mirë të nxënësve dhe nuk do të largohet askush nga puna.

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori