Dy reperët e skenës shqiptare, Mozzik dhe Getinjo, e kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Para Siempre” dhe do të lansohet më 19 tetor.


Njoftimin e kanë bërë vet dy vëllezërit përmes profileve të tyre në rrjetet sociale.

Mozzik dhe Getinjo kanë bashkëpunuar në aspektin profesional edhe në të kaluarën, kur sollën këngën “Tony Montana”, e cila asokohe ishte pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

https://www.dailymotion.com/video/x48pksz

Projekti i fundit muzikor i Gramoz Aliut ishte dueti me partneren e tij, Loredana Zefi.

Kënga “Bonnie & Clyde” është pëlqyer shumë nga fansat e tyre, saqë videoklipi për më pak se një muaj numëron 18.7 milionë shikime në YouTube.

“Ti ngele” është një prej materialeve më të fundit që ka lansuar Getoar Aliu. Videoklipi i kësaj kënge u lansua në muajin korrik dhe është pëlqyer nga fansat e reperit. /Telegrafi/