Në Shqipëri gati gjysma e të punësuarve punojnë pa pagë në biznesin e familjes, por një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë më 2021.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në publikimin për pagat në nivelin e varfërisë verifikoi se, gati 17 për qind e të punësuarve në Shqipëri me pagë paguhen në intervalin 3.2-5.5 dollarë në ditë.
Shqipëria u rendit në vendin e 62 në mesin e 117 vendeve të botën për nivelin e varfërisë në punë. Gjithashtu vendi ynë numëron rreth 2 për qind të punësuarve që marrin nga 1.9-deri në 3.2 dollarë në ditë.
Të dhënat e institucionit ndërkombëtar që merret me treguesit e punësimit tregojnë se, në vitin 2021, gjithsej 19 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 dollarë në ditë ose rreth 130 dollarë në muaj.
Zakonisht kategoritë e punonjësve në varfëri punojnë në sektorët e bujqësisë dhe shërbime. Puna e tyre është e përqendruar në sezone dhe me paga shumë të ulëta.
Megjithëse kjo kategori punonjësish numërohet si e punësuar, të ardhurat e tyre nga puna janë nën kufirin e varfërisë relative 5.5 dollarë në ditë.
Teksa varfëria në botën e zhvilluar shpesh shoqërohet me papunësinë, varfëria ekstreme që ekziston në pjesën më të madhe të botës në zhvillim është kryesisht një problem i personave të punësuar në këto shoqëri. Për këta punëtorë të varfër, problemi është zakonisht ai i cilësisë së punësimit, shpjegon ILO.
Prandaj, ulja e varfërisë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon rritjen e mundësive të punësimit dhe të të ardhurave të të varfërve që punojnë, atyre njerëzve që janë të punësuar, por nuk janë në gjendje të ngrenë veten dhe familjet e tyre mbi pragun e varfërisë.
Për shkak të strukturës së ekonomisë, puna në vendin tonë ka vlerë të ulët. Sipas statistikave kombëtare gati gjysma e punonjësve në vendin tone paguhet në nivelin e pagës minimale. Kjo ndodh pasi rreth 40 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor që kanë fitime shumë të ulëta nga puna.
Pagat në Shqipëri janë rritur me ritme të ulëta gjatë dekadës së kaluar, ndërkohë që karakterizohen nga një informalitet i lartë. Përveçse mijëra persona punojnë në informalitet total, deklarimi i pjesshëm i pagës për efekt tatimi është një fenomen i përhapur në vendin tonë./Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit