LAJMI I FUNDIT:

180 mijë qytetarë në Maqedoni posedojnë armë zjarri me leje nga MPB

180 mijë qytetarë në Maqedoni posedojnë armë zjarri me leje nga MPB

Pistoleta, pushka, snajpera qytetarët gjejnë mënyra të ndryshme për të blerë armë zjarri. Disa prej tyre kanë leje e disa jo.

Policia vitin e kaluar kapi 210 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë ngritur kallëzime penale për 53 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje.


Statistikat e MPB-së tregojnë se 180 mijë qytetarë të vendit posedojnë armë me leje, ndërsa numri i armëve pa leje është dyish më i madh.

MPB

2021 – 5.719 leje për armë zjarri

2022 – 5.969 leje për armë zjarri

2023 – 2. 125 leje për armë zjarri

Por si mund të pajisesh me një leje për armë në Maqedoni?

“Për të marrë leje për armë zjarri në Maqedoni, personi duhet të jetë së paku 18 vjeç, i aftë për punë, i shëndetshëm, të mos jetë i rrezikshëm për rendin publik, të ketë vendbanim të përhershëm në Maqedoni, të ketë njohuri teknike për armët dhe rregulloret përkatëse dhe të ketë arsye të justifikuar për fitimin e një të drejte të tillë”.

Interesi për dhënien e lejeve të armëve është në rritje. Pra, nëse para dy viteve mesatarisht janë dhënë 15 leje në ditë dhe vitin e kaluar 16, këtë vit numri është rritur në 17. Në përgjithësi, vitin e kaluar janë dhënë afro 6 mijë leje të reja. Për vitin 2023 janë dhënë mbi 2100 leje. Me një leje mund të merren maksimumi 10 armë, për të cilat kërkohet edhe miratim i veçantë./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori