Gjykata e ka gjetur fajtor të akuzuarin nga Gjakova Fatmir Hotin për akuzën – kontraktim të përfitimit joproporcional me të dëmtuarin Edmond Hoxha.
Gjykata e ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim të akuzuarin nga Gjakova Fatmir Hotin.
Vendimi është shpallur sot nga gjykatësi Shaqir Zika, i cili ka ardhur në përfundim se Hoti është fajtor për kontraktim të përfitimit joproporcional me të dëmtuarin Edmond Hoxha.
Sipas aktakuzës, Hoti kishte shfrytëzuar një situatë krize financiare të biznesmenit Edmond Hoxha për t’i dhënë para me kamatë prej 7%, e më pas për t’i marrë shuma disa herë më të mëdha të të hollave.
Hoti ishte deklaruar i pafajshëm në këtë çështje.
“I dëmtuari në pamundësi të pagesës së kësteve të kredisë në bankë është detyruar që nga i pandehuri Fatmir Hoti të marrë para në shumë prej 240.000 euro me kamatë mujore 7%”, thuhet në aktakuzë. Aktakuza shpjegon se për këtë shumë parash ishte obliguar të paguajë përfundimisht shumën prej 470.000 euro në emër të borxhit dhe kamatës, përfshirë pagesa në para kesh prej 180 mijë eurosh, një makinë dhe restorantin “Ora” në Qarshinë e vjetër të Gjakovës”, thuhet në precizimin e aktakuzës.
“Keni të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve për palët e pakënaqura, ndërsa për këto dy vepra të tjera penale prokurori ka hequr dorë në fjalën përfundimtare”, tha gjyqtari Shaqir Zika.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251