LAJMI I FUNDIT:

15 vjeçari që ndihmon familjen në punët bujqësore në Maqedoni

15 vjeçari që ndihmon familjen në punët bujqësore në Maqedoni

Ndërsa bashkëmoshatarët e tij merren me argëtim, 15 vjeçari Nexhati Sulejmani ka një tjetër pasion…

“Do të korrësh atë që ke mbjellur” për 15 vjeçarin Nexhati nuk është vetëm një shprehje, por diçka që ai e dëshmon në praktikë. Që në moshën 8 vjeçare ka shoqëruar të atin gjatë sezonit të korrjes së grurit, ndërsa për të tretin vit me rradhë, ai korr qindra hektarë.


“Është shumë mirë që korri se është biznes familjarë, trashëgimi prej familjes dhe është pasion për mu, sepse është pasuri për ne…Në fushë me familjen time kam dal prej moshës 8 vjeçare, me babain tim, më ka mësuar se çfarë duhet të bëj, si duhet të korret… Sezonën e parë afërsisht dikund 120 hektarë I kam korr vetë, pastaj në sezonën e dytë dhe të tretë kam korr më shumë, sepse jam liru, jam mësu si të korr…”, tha Nexhati Sulejmani, nxënës.

Ka përfunduar vitin e parë në shkollë të mesme dhe thotë se të merresh me tokën nuk paraqet aspak problem në procesin e mësimit, se të dyja rrugët mund të ndiqen paralelisht pa asnjë pengesë.

“Nuk më paraqet problem sepse e kryej orarin e shkollës atje, dhe vi këtu I ndihmoj familjes time dhe vetes…Po e pres me dëshirë sepse kjo është e jona, është biznisi ynë, është pasuria ynë, dhe ne e presim këtë një vit dhe mezi presim që ta korrim ta mbledhim…”, u shpreh Nexhati Sulejmani, nxënës.

Nexhati Sulejmani është njëri prej të rinjëve të kësaj moshe që pavarësisht krizës ekonomike në vend, të ardhmen e tyre nuk e she jashtë vendit. / Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori