LAJMI I FUNDIT:

Më 14 prill në Pejë zhvillohet maratona “N’vrap me Çikat” që promovon barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas

Grupi i vullnetarëve të rinj nga Peja, që njihen si ‘U ACT’ në kuadër të organizatës PEN, me disa bashkëpunëtorë, do ta zhvillojnë më 14 prill një mini maratonë.

Aktiviteti “N’Vrap me Çikat” që fillojë të dielën prej orës 11:00, në qendër të qytetit të Pejës, ndërsa ka nisur aplikimi për pjesëmarrje dhe rezervimi për të marrë numrat.

“E kemi identifikuar si problem shqetësues në komunitet, angazhimin e ulët të vajzave dhe grave, andaj me këtë maratonë, tentojmë ta promovojmë barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas” ka thënë Kristina Ndreca, një prej organizatoreve nga organizata PEN.

Pjesëmarrëse në maratonën e gjatë pesë kilometra, do të jetë edhe rekordmenia në vrapim, Gresa Bakraqi si dhe shumë personalitete nga fusha të ndryshme.