LAJMI I FUNDIT:

“Shok” në Tribeca Film Festival

“Shok” në Tribeca Film Festival

Sukseset e filmit “Shok” nuk kanë të ndalur.

Filmi tani do të shfaqet në Tribeca Film Festival në New York, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.


Tribeca Film Festival është i themeluar nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff. Ai renditet në festivalet e kategorisë “A”.

Filmi “Shok” para disa ditësh ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, i nominuar për kategorinë Filmi i shkurtër (live action).

Në këtë kategori fitoi filmi “Stutterer”.