LAJMI I FUNDIT:

Më 13 nëntor do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Më 13 nëntor do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave ka njoftuar se më 13 nëntor 2020 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2020.

“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 22.50 milion euro.


Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin për media.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/