LAJMI I FUNDIT:

105 qytetarë të Shkupit kanë pësuar nga rrugët me akull

105 qytetarë të Shkupit kanë pësuar nga rrugët me akull

Moti i ftohtë dhe ngricat i kanë mbushur spitalet nëpër të gjithë Maqedoninë pasi rrugët janë të pa pastruara, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup, prej ditës së mërkurë janë regjistruar gjithësejt 105 raste të qytetarëve me thyerje të gjymtyrëve.


”Deri tani janë paraqitur gjithësejt 105 pacientë që ankoheshin për thyerje të gjymtyrëve. Janë hospitalizuar 8 prej tyre ndërsa tjerët janë lëshuar në shtëpi pas intervenimeve ortopedike dhe kirurgjike. Mosha e të lënduarve lëviz nga 18 e deri në moshën e tretë. Ka edhe fëmijë por në raste të rall.” thonë nga klinika ”Shën Naum i Ohrit” në Shkup./Telegrafi/