LAJMI I FUNDIT:

“100 milionë euro janë të paimagjinueshme”, Kahn largon Bayernin nga gara për transferimin e Haalandit

“100 milionë euro janë të paimagjinueshme”, Kahn largon Bayernin nga gara për transferimin e Haalandit

Drejtori i ardhshëm i Bayern Munichut, legjenda Oliver Kahn e ka cilësuar si të paimagjinueshme shifrën prej 100 milionë eurove për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Haaland e ka vendosur veten si një nga sulmuesit më të frytshëm në Evropë që nga bashkimi me Dortmundin në janar të vitit 2020 dhe po tërheq vëmendjen nga një numër klubesh të mëdha që duan transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Bayerni është ndër ata që janë të lidhur me një transferim të norvegjezit, por Kahn pretendon se ata nuk do të jenë në gjendje të përputhen me çmimin e tij në klimën aktuale financiare.

Lewandowski me fjalë të mëdha për Haaland: Do të bëhet më i miri në botë
Lexo po ashtu Lewandowski me fjalë të mëdha për Haaland: Do të bëhet më i miri në botë

“Na vjen keq, kushdo që foli për këtë nuk e kuptoi situatën”.

“Një lojtar që kushton – siç kemi dëgjuar – mbi 100 milionë është e paimagjinueshme për FC Bayern për momentin”, ka thënë Kahn për Bild.

Ndryshe, Kahn vazhdoi të këmbëngulte që Bayerni mund të vazhdojë të mbështetet te Robert Lewandowski si burimi i tyre kryesor i golave ​​për të ardhmen e parashikueshme, pavarësisht nga fakti se ai po i mbush 33 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori