Rigels Rajku, reperi shqiptar me nofkën ‘Noizy’ do ta mbajë mend gjatë vitin që lamë pas.
Rrahje, probleme me shtetin, arrestim, garanci për lirim janë veç disa nga telashet që atij i dolën përgjatë 2024-ës.
Ishte vera e vitit që lamë pas, konkretisht muaji gusht kur mediat ‘gëluan’ nga raportime të shumta për një rrahje që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë.

Pak momente pas raportimeve, u mor vesh se viktima e këtij rasti ishte Medi Iseni, një TikTok-er i njohur në Kosovë e në Shqipëri.
Pak më vonë u kuptua se të dyshuar për rastin ishin Rigels Rajku (Noizy), Arkimed Lushaj (Stresi) si dhe DJ Crax.

Ngjarja dukej të ketë qenë e rëndë pasi që nga imazhet e publikuara nga viktima Medi Iseni, dukeshin plagët e mëdha që i ishin shkaktuar atij në regjionin e fytyrës.
I njëjti në disa paraqitje publike pretendonte se sulmi i kishte ardhur pabesisht e në befasi pasi që ishte ftuar nga reperi Stresi për të biseduar me Noizyn e për të sqaruar mosmarrëveshjet që ata kishin pasur në të shkuarën.

Reagimi i policisë në raport me kapjen e tre të dyshuarve ishte i vonshëm. Ata tanimë ishin arratisur në Shqipëri ndonëse ndaj tyre ishte lëshuar fletëarrest.
Ashtu, larg drejtësisë ata qëndruan për disa ditë derisa më 7 gusht në Shëngjin të Shqipërisë nga forcat e rendit u prangosën Noizy e Dj Crax.
Menjëherë pas marrjes së lajmit për kapjen e tyre, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte kërkuar ekstradimin e tyre për në Kosovë.
Mirëpo kështu nuk shkoi gjithçka. Noizy u lirua pas pak më shumë se një jave nga Gjykata e Durrësit pasi ofroi garanci plot pesë milionë lekë.
View this post on Instagram
Ndonëse e fitoi me para, artisti vazhdoi ta shijonte lirinë pasi që menjëherë pas daljes nga burgu ai nisi me turneun e koncerteve nëpër Shqipëri e madje edhe me paraqitje ‘live’ në rrjetet e tij sociale.
Disa muaj më pas, në nëntor, këngëtari u vetë-paraqit në Policinë e Pejës, e me rastin e tij nisi të merrej prokuroria.

Sidoqoftë, edhe këtu, Noizy dha garanci për lirimin e tij plot 50 mijë euro gjë që bëri që atij t’i ndryshohet kërkesa për paraburgim, në dorëzani.
Telashet me drejtësinë për reperin Rajku nuk janë përvojë e re. Viteve të mëhershme ai kishte pasur disa herë probleme me personazhe të tjera publike.

Ndër të fundit që mbahet mend është përleshja e tij me reperin Clevio, si rrjedhojë e së cilës ky i fundit përfundoi për goxha kohë prapa grilave.
Ky sulm duket që më pas nxiti edhe incidente tjera ku reperi ishte epiqendër, që nga djegia e veturës së tij, deri tek sulmi me eksploziv te lokali ku ai është pronar.
E të gjithë e mbajnë mend atë përleshjen e famshme mes Noizyt e ish-grupit BabaStars në Prishtinë në të cilën reperi kishte mbetur i plagosur.
Por a do të jetë viti 2025 vit kur Noizy do t’i lë prapa këto histori e do të merret më shumë me karrierën e tij artistike e biznesore? Kjo mbetet të shihet.
View this post on Instagram
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Olivia Rodrigo shkëlqen në gala-n e “Spring Into Action 2025” dhe promovon kauzën e të drejtave riprodhuese

Camila Cabello thumbon Katy Perryn, tallet për mënyrën si promovoi turneun nga hapësira

Justin Bieber mbron jetën e tij dhe lidhjen me Hailey, reagon ndaj kritikave dhe urrejtjes në internet

Oriola Marashi publikon një set fotografik të mrekullueshëm, magjeps me elegancën e saj

Elegante dhe tërheqëse, Olta Gixhari shkëlqen në veshje sportive

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Pse Brad Pitt ha gjithmonë në filma? Aktori e ka një shpjegim interesant

Justin Bieber mbron jetën e tij dhe lidhjen me Hailey, reagon ndaj kritikave dhe urrejtjes në internet

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit