LAJMI I FUNDIT:

10 strategjitë e suksesit të Elon Musk

10 strategjitë e suksesit të Elon Musk

Bashkëthemeluesi dhe shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë.

Musk me një pasuri mbi 20 miliardë dollarë amerikanë, të cilën ai e ka grumbulluar të gjithën vetë, prandaj të gjithë ata që do të dëshironin një karrierë kaq të suksesshme sa e tija, atëherë mund t’i ndiqni dhjetë strategjitë e tij.


Telegrafi iu sjell këto strategji për të cilën Musk është treguar tejet i suksesshëm.

Njohuria është pushtet

Thuhet që në moshën 9-vjeçare Elon Musk ka lexuar Enciklopedinë britanike, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka deklaruar se është rritur nga librat gjatë gjithë jetës së tij. Prandaj, sa më shumë njohur të fitoni gjatë jetës, aq më mirë do të jetë për ju dhe mos harroni se procesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj.

Rrezikoni

“Ky është momenti i duhur për të rrezikuar. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta merrni kurrë atë hap. Edhe nëse dështoni, ju të paktën e provuat”, kishte thënë Musk duke iu drejtuar studentëve në Shkollën e Biznesit Marshall në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Edhe pse sot kur përmendet emri i tij, fjala që e shoqëron atë është “ndërmarrësi i suksesshëm Elon Musk”. Por, kjo nuk do të thotë që gjatë karrierës së tij ai nuk ka dështuar. Për shembull, në vitin 1999, kompania Zip2 të cilën ai e themeloi në fillim dhe më pas kompania PayPal, në të cilin ai ishte bashkëthemelues, u cilësuan në atë vit dy nga dhjetë idetë më të këqija të biznesit.

Mos humbni kohë

Sado i suksesshëm të jeni, nëse ju ndodheni në një vend ku eksperienca juaj dhe cilësitë që ju keni nuk vlerësohen, atëherë duhet të largoheni sa më parë nga ai vend dhe të shkoni diku tjetër ku do të vlerësoheni sa duhet. Mos humbi kohë kot, sepse ajo është një ndër elementët më të rëndësishëm në rrugën drejt suksesit.

Mos u frikësoni

Edhe Elon Musk nuk është imun ndaj refuzimeve të punëdhënësve. Në 1995, ai aplikoi për një pozicion në Netscape, por nuk mori kurrë një përgjigje. Ai iu bashkua Sindikatës Lobuese, por kurrë nuk pati guximin të paktën për të pyetur pse nuk iu kthye qoftë edhe një përgjigje negative.

Kërkoni sugjerime

Edhe pse ai është në krye të kompanive që zotëron, gjithmonë kërkon që të marrë vërejtje dhe këshilla nga të tjerët. Postimet e tij në rrjetet sociale si Twitter nuk janë të panjohura, ku ai shpesh pyet për të marrë mendimin në lidhje me çështje të ndryshme.

Lista e prioriteteve

Padyshim që Elon Musk është një prej njerëzve jo vetëm më të suksesshëm por edhe një prej atyre që zor se ka pak kohë të lirë në axhendën e tij. Për të rritur produktivitetin, ai e planifikon kohën e tij duke i ndarë gjërat sipas prioriteteve.

Mos u dorëzoni

Edhe atëherë kur gjerat duken se nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ju nuk duhet të dorëzoheni. Mbani pranë vetes njerëz që ju mbështesin dhe ju japin guxim për të vazhduar më tej dhe përqendrohuni në ide më të mira se kjo që iu dërgon drejt dështimit.

Krijoni balancën ndërmjet jetës profesionale dhe personale

Asnjëherë nuk do të jeni të suksesshëm nëse ju nuk do të keni ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme në jetën tuaj personale. Gjithmonë gjeni kohë për familjen tuaj dhe mundohuni të krijoni një ekuilibër midis jetës suaj profesionale dhe asaj personale.

Mësoni nga gabimet tuaja

Askush nuk është perfekt, përfshirë edhe Musk. Fillimet e vitit 2018 nuk ishin aspak pozitive për shefin e Tesla, sepse Modeli 3 kishte probleme.

“Më është dashur të harxhoja akoma kohë duke u marrë me përmirësimin e të njëjtit produkt, vetëm e vetëm se përpara se ai të hidhet në treg të mos ketë probleme. Gabimet dhe përvoja është mësuesi më i mirë, për të gjithë ne. Çdo gabim është një mundësi për t’u rritur akoma edhe më shumë, prandaj ju sugjeroj që të mësoni sa më shumë prej gabimeve tuaja”, shprehet Musk. /Telegrafi/