LAJMI I FUNDIT:

Më 08-09 dhe 22-23 tetor në Pejë mbahet Festivali i Gjetheve të Arta GLF 2022

Më 08-09 dhe 22-23 tetor në Pejë mbahet Festivali i Gjetheve të Arta GLF 2022

Rotary dhe Rotaract Club Peja ju ftojnë të vizitoni Pejën dhe të shijoni ndryshimin natyral të ngjyrës së gjetheve, ushqimin tradicional dhe të përjetoni mikpritjen pejane në festivalin tradicional vjetor Festivali i Gjetheve të Arta GLF 2022, i cili do të mbahet më 08-09 tetor dhe 22-23 tetor, dhe sivjet për temë do të ketë: gjethet, ujin dhe ajrin.

Në njoftim thuhet se festivali i sivjetmë i Gjetheve të Arta GLF 2022 do të bëhet në dy etapa:


Më 08 dhe 09 tetor – Inaugurimi i festivalit dhe foto me ndryshimet e para të gjetheve në vjeshtë.

Më 22 dhe 23 tetor – Foto nga transformimi i artë i gjetheve dhe shpallja e fituesve.

Festivali i Gjetheve të Arta gjatë viteve:

• GLF 2015 – Festivali i Parë i Gjetheve të Arta, pjesëmarrje nga Klubet Rotary të Kosovës.
• GLF 2016 – Festivali i Dytë i Gjetheve të Arta – Rotarianët dhe artistët nga 7 shtete Evropiane kanë dërguar foto mahnitëse.
• GLF 2017 – Festivali i Tretë i Gjetheve të Arta, Rotarianët dhe artistët nga 4 Kontinente: Evropa, Azia, Amerika Veriore dhe Afrika, kanë ndarë me ne bukuritë e ndryshimit të ngjyrës së gjetheve në vendet e tyre.
• GLF 2018 – Rotarianët dhe artistët nga 18 shtete duke përfshirë pjesëmarrës edhe nga kontinentet e Australisë dhe Amerikës Jugore kanë ndarë me ne bukuritë e natyrës gjatë muajit Tetor.
• GLF 2019 – krahas fotove të bukura nga mbarë bota, në GLF 2019 konkursit i’u shtuan edhe kategoritë garuese për poezi, këngë dhe piktura.
• GLF 2020 dhe GLF 2021 – nuk u mbajtën për shkak të pandemisë COVID-19.

TRADITA VAZHDON – Festivali i Gjetheve të Arta GLF 2022

Miq rotarianë dhe dashamirë të artit, ftoheni të dërgoni foto dhe vepra artistike nga vendi juaj. Ju jeni poashtu të mirëpritur të vizitoni Pejën, dhe së bashku me Rotarianët dhe artdashësit Pejanë të shijoni bukuritë e natyrës, ujin dhe ajrin e pastër në bjeshkët e Rugovës në Pejë.

Për Rotarianët ndërkombëtarë, akomodimi do të ofrohet nga Rotary Club Peja.

Tre fotot, pikturat, poezitë dhe këngët më të mira do të zgjedhen.

Rotary Club Peja ju mirëpret!

Për t’u regjistruar për pjesëmarrje ose për të dërguar fotot tuaja, ju lutemi kontaktoni:

Email: info@rotaryclubpeja.org
Telefoni: +383 49 636 111

Për të mësuar më shumë rreth GLF dhe RC Peja, ju lutemi vizitoni faqet tona në Facebook:

Faqja e Festivalit të Gjethit të Artë: https://www.facebook.com/goldenleaffestival